🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,278 ▼ -3% ETH $1,911 ▼ -2.49% XRP $0.9941 ▼ -2.88% SOL $76.0000 ▼ -5.78%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Nuk duhet të stepemi para investitorëve, do ishte fatale që Shqipëria të kthehet pas

Kryeministri Edi Rama u ndal te ekonomia, paketa fiskale dhe nevoja për të tërhequr më shumë investime në vend. Rama deklaroi se rritja ekonomike ka krijuar mundësi për ndërmarrjen e politikave të reja fiskale, ndërsa theksoi se Shqipërisë i nevojiten më shumë investime dhe sipërmarrje për të përballuar kërkesat në rritje.

Gjatë Asamblesë së PS, Rama foli edhe për disa investime të mëdha që, sipas tij, janë aktualisht në pritje, duke ngritur pyetjen nëse Shqipëria do të vijojë të jetë e hapur ndaj investitorëve apo do të tërhiqet përballë tyre.

“Kemi bërë një paketë fiskale që është rezultat i rritjes ekonomike dhe jo i dëshirës, pasi dëshirën e kemi pasur gjithmonë, por nuk e bënim dot deri sa u krijuan mundësitë. Na duhet më shumë ekonomi, sepse ka më shumë nevoja, por për ta bërë këtë na duhen më shumë investime, më shumë sipërmarrje. Na duhen edhe ato miliardat që janë plotësisht të mundshme tani, ku janë të bllokuara disa investime të mëdha që janë sot në pritje: a do të pranojë Shqipëria të rritet dhe të jetë e hapur për investitorët, apo do të stepet dhe do të kthehet në një pikë ku ka qenë më parë, fatale për vendin?”, u shpreh Rama.

Rama tha se deri më 9 maj, datë e zgjedhjeve vendore, debati politik duhet të përqendrohet te modeli i Shqipërisë që synohet të ndërtohet dhe mënyra se si mund të arrihet zhvillimi ekonomik.

“Në këtë pikë, ne duhet të flasim me shqiptarët dhe debati për Shqipërinë është ky. Duhet të diskutojmë nga sot deri më 9 maj, që të merremi vesh se çfarë Shqipërie duam dhe si bëhet ajo Shqipëri. Nuk rishpërndahet varfëria. Këtë ka bërë Shqipëria deri përpara 7-8 vitesh. Sot rishpërndahet pasuria dhe ajo duhet krijuar. Ajo nuk krijohet duke parë me dyshim paranë dhe çdo kënd që sjell para”, tha Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.