Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jetë gati do ta prezantojmë publikisht
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social X ndaj protestave të qytetarëve që kërkojnë anulimin e projektit turistik në Zvërnec, duke theksuar se ende nuk ekziston një projekt i finalizuar për t’u anuluar.
“Nuk kemi projekt për të anuluar. Kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Rama.
Ai iu përgjigjet protestuesve se deri më tani nuk ka projekt për Zvërnecin dhe u adresohet atyre “ma sillni projektin dhe e anulojmë”.
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot? Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anulojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?”, thekson Rama.
Ai shpjegon se projekti arkitektonik po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë: Kengo Kuma (Japoni), Bjarke Ingels (Danimarkë), Jean Nouvel (Francë), Emre Arolat (Turqi) dhe K-Studio (Greqi).
“E dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik. Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky”, shprehet Edi Rama.
Kryeministri thekson se investimi është historik për turizmin shqiptar, me bashkëinvestitorë amerikanë dhe nga Katari duke e vlerësuar si një mundësi të madhe zhvillimi.
“Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Poëer Holding – pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni poëerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Poëer Holding! Klikoni, klikoni”, thekson më tej ai.
Sipas Ramës, rasti i Zvërnecit po shoqërohet me manipulime dhe shpifje rreth projektit për zhvillimin e turizmit.
“Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar… Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtra”, nënvizon Rama.
Rasti i Zvërnecit ka nxitur debate dhe protesta lidhur me mbrojtjen e mjedisit, pronësinë dhe zhvillimin turistik në zonën e mbrojtur ndërsa kryeministri Rama ka premtuar transparencë të plotë sapo projekti të finalizohet.
Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot? Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt? E dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë…




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.