Ekonomia

Gjiknuri në Kosovë- Mblidhet Komiteti Drejtues për tregun e përbashkët të energjisë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, zhvillon sot një vizitë në Kosovë.
a-energji-gjiknuri-maqedoni-2Ministri Gjiknuri do të pritet në takim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në ora 10:00. Ndërsa, në orën 10:30, në sallën e takimeve do të mbahet edhe mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri për energjinë elektrike, ku do të marrin pjesë ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri, së bashku me përfaqësuesit e autoriteteve rregullatore dhe përfaqësuesit e operatorëve të sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë.

Lidhur me themelimin e tregut të përbashkët të energjisë, në orën 11:30, në objektin e MZHE-së, ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri do të mbajnë konferencë për media. Ndërsa, pas konferencës për media, në orën 12:00, ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri do ta vizitojnë edhe nënstacionin 440/220 kV në termocentralin “Kosova B” në Kastriot.

Gjiknuri do të jetë në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit do të jenë Kryetari i Entit Rregullator të Shqipërisë Petrit Ahmeti, administratori i OSHEE-së Adrian Çela, administratori i OST-së Engjell Zeqo dhe administratori i KESH-it Agron Hetoja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button