🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.85 ▼14.25%
ARI 4,838 ▲3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +4.45% ETH $2,244 ▲ +6.58% XRP $1.3849 ▲ +5.49% SOL $84.6700 ▲ +6.29%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.85 ▼14.25 % ARI 4,838 ▲3.27 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.85 ▼14.25 % ARI 4,838 ▲3.27 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Opozita do të humbasë edhe mbështetjen e pakicës

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me mediet pas protestës së djeshme të dhunshme të opozitës, tha se drejtuesve opozitarë iu thotë mendja se mund të marrin peng dhe të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit  në raport me Drejtësinë.

“Flas për kokat e kësaj veprimtarie të paligjshme e të turpshme që kurrë nuk e kanë dashur dhe nuk e duan Reformën në Drejtësi, në realitetin e zbatimit të saj se i friken drejtësisë si djalli temjanit”, tha ai.

“Dhe mendojnë se duke bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, çeljen e negociatave do fitojnë. Nuk do fitojnë aspak, po do humbasin edhe shumë nga ajo që kanë sot, edhe nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta i ka ndjekur deri këtu”, theksoi Rama.

“Dua ta përsëris, nuk goditet qeveria jo nga 7 orë po nga 7 mijë orë, as nga kapsollat, bombat molotiv, mjetet piroteknike të paligjshme, por goditet veç policisë së Shtetit, që iu rrezikohet jeta, Shqipëria. Kush fitoi nga përhapja në gjithë pasqyrat informative të botës e pamjeve të Shqipërisë së atyre 7 orëve, Askush. Kush humbi?  Çdokush nga ata që erdhën në protestë jo për të hedhur bomba molotov, po sepse besojnë në diçka tjetër, pasi janë njerëz që në të përditshmen nuk jetojnë si udhëheqësit e tyre rrugëdalë, që punët e tyre i kanë në rregull. Askush nga ata nuk rri pa gjumë për faktin se nuk di si do shtrojë tavolinën nesër për familjen”, theksoi Rama.

“Jeta ekonomike e të gjithëve mbrëmë mori një goditje tjetër mbrëmë. Nuk u goditën ata që sollën njerëzit aty dhe i pajisën me bomba molotov dhe që u paguan miliona lekë fishekzjarre e kapsolla, ata nuk e kanë problem, por u goditën ata që presin turistë për të ushqyer familjet, çdo biznes i vogël që për shkak të turizmit fiton më shumë, ata që çdo mëngjes hapin derën e dyqanit, fabrikës e serës e jetojnë duke shitur prodhimet në një treg ku konsumatori nuk vrapon të nesërmen të konsumojë po mbyllet në shtëpi”, theksoi Rama.

“Nuk ka shans teorik e jo më praktik të rrëzosh një qeveri legjitime të dalë nga zgjedhjet, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Nuk ndodh, se nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu”, përfundoi kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.