☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,343 ▼ -1.49% ETH $1,645 ▼ -1.65% XRP $0.9385 ▼ -1.8% SOL $70.5500 ▼ -2.33%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Protesta

“Der Spiegel”: Asgjë nuk i ndal shqiptarët në revoltën kundër korrupsionit qeveritar

Prestigjiozja gjermane i ka kushtuar vëmendje protestës kombëtare të 28 Nëntorit, duke raportuar për përplasjet e forta me policinë, por edhe për zemërimin qytetar ndaj korrupsionit dhe projektit të Jared Kushner në një zonë të mbrojtur natyrore, të mbështetur nga kryeministri Edi Rama.

Protesta kombëtare e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë ka bërë jehonë në një sërë mediash ndërkombëtare. Mes tyre është edhe prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”, e cila i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në kryeqytetin shqiptar, duke u ndalur te përplasjet mes protestuesve dhe policisë, bilanci i të lënduarve dhe shkaqet e revoltës qytetare ndaj qeverisë së Edi Ramës.

“Der Spiegel” thekson se prej muajsh shqiptarët protestojnë pothuajse çdo ditë kundër qeverisë socialiste, duke akuzuar drejtuesit e shtetit për korrupsion.

“Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, protestuesit kundër qeverisë u përfshinë të shtunën në përplasje të ashpra në rrugë me policinë, mes reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Njëmbëdhjetë persona u plagosën, tetë prej të cilëve u desh të dërgoheshin në spital, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Protestuesit qëlluan automjetet e policisë me gurë, kokteje molotov dhe mjete piroteknike. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Fillimisht nuk kishte informacione për arrestime”, shkruan “Der Spiegel”.

Cili është qëndrimi juaj ndaj protestave që po zhvillohen në Tiranë?

Prestigjiozja gjermane përshkruan mobilizimin e qytetarëve që në orët e mëngjesit, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, si dhe përshkallëzimin e protestës përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

“Pavarësisht motit, qindra protestues kishin marshuar nëpër qytet që në mëngjes. Përpara Ministrisë së Brendshme, ata rrëzuan një gardh metalik dhe qëlluan godinën me gurë. Përplasje pati edhe përpara selisë së kryeministrit. Disa protestues mbanin maska kundër gazit dhe mburoja metalike. Sheshet qendrore të qytetit ishin të mbuluara me gurë. Përplasjet në rrugë vazhdonin edhe në orët e para të pasdites”, vijon artikulli.

“Der Spiegel” e vendos protestën e sotme në kontekstin e mobilizimit qytetar që prej muajsh vazhdon në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës. Media gjermane evidenton korrupsionin si një prej akuzave që protestuesit ngrenë ndaj drejtuesve të shtetit, ndërsa thekson se projekti i dhëndrit të presidentit amerikan në një zonë të mbrojtur natyrore ka nxitur veçanërisht zemërimin e qytetarëve.

“Në Shqipëri, prej muajsh, shumë njerëz protestojnë pothuajse çdo ditë kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Ata akuzojnë udhëheqjen e vendit për korrupsion. Zemërimin e ka nxitur veçanërisht një projekt ndërtimi i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, në një zonë të mbrojtur natyrore në bregdetin shqiptar të Adriatikut. Edhe kryeministri Rama e mbështet këtë projekt”, shkruan në mbyllje prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.