Politika

Rama: PD, mungesë vizioni, programi dhe lidershipi

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se Partia Demokratike nuk ka vizion, program dhe as lidership.

Duke reaguar ndaj protestës së thirrur nga Partia Demokratike për parkun e lojërave te liqeni artificial, Rama u shpreh se kjo është arsyeja pse “PD merret me parkun e lodrave për kalamaj”.

“Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë”, shkruan Kryeministri në rrjetin social “Facebook”.

Më herët, Partia Demokratike e konsideroi projektin për parkun, një tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme të ligjit. Sipas deputetit të PD-së, Gerti Bogdani “për këtë projekt Veliaj nuk ka bërë asnjë konsultim publik ashtu si e parashikon ligji, nuk ka një projekt përfundimtar por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor, si dhe nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor”.

Bogdani ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës në orën 11:00, për të mbrojtur mushkërinë e qytetit dhe pasurinë e banorëve të Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button