☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.86 ▼0.04%
ARI 4,177 ▲1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,034 ▼ -2.85% ETH $2,368 ▼ -5.47% XRP $1.3083 ▼ -4.72% SOL $102.3600 ▼ -4.37%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.86 ▼0.04 % ARI 4,177 ▲1.67 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.86 ▼0.04 % ARI 4,177 ▲1.67 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen për shkak të protestave

– Kryeministri Edi Rama i tha sot agjencisë britanike të lajmeve, Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme, të udhëhequra nga studentët, të cilat hynë në ditën e tyre të tretë radhazi.

Policia përdori ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, të cilët thyen dritare dhe dëmtuan prona në kryeqytet, çka bëri që parlamenti të anulonte seancën e tij.

Studentët, të cilët protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit, kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Për sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, tha Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

“Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta mbaj Shqipërinë në rrugën e përparimit. Çdo gjë tjetër do të ishte një tradhti ndaj shqiptarëve, të cilët më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thekson ai.

Rama u shpreh se është i gatshëm të diskutojë mbi rritjen e kostove të arsimit, por shtoi se “sulmi ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe kërcënimi i sigurisë publike nuk kanë asnjë lidhje me kërkesat legjitime të studentëve”.

Këto protesta përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili fitoi një mandat të katërt vitin e kaluar.

Trazirat vijnë pas muajsh të tërë me demonstrata kryesisht paqësore, të nxitura nga planet për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë – një projekt i mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump – i cili është përballur me sfida ligjore.

“Korrupsioni duhet luftuar dhe, siç e ka rikonfirmuar së fundmi vetë BE-ja, Shqipëria po e trajton atë si kurrë më parë”, shkruan Rama.

“Ndoshta disa forca, brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të ketë sukses si vend pararojë për anëtarësimin në BE. Por, unë nuk do të lejoj që dhuna të pengojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, thekson ai.

Së bashku me Malin e Zi, Shqipëria aktualisht kryeson procesin e anëtarësimit mes vendeve të Ballkanit dhe synon të bëhet anëtare e BE-së që në vitin 2028./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.