Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët protestues
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që vijojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook.
Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet sofra e gurtë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, në një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Studentët protestues kanë më shumë se dy javë që vijojnë tubimet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët kanë refuzuar deri më tani të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë, duke vijuar qëndrimin e tyre përmes protestave.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.