Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.41 ▼1.32%
ARI 3,996 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,815 ▼ -2.96% ETH $1,622 ▼ -2.61% XRP $1.0719 ▼ -3% SOL $67.7700 ▼ -2.49%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.41 ▼1.32 % ARI 3,996 ▼0.33 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.41 ▼1.32 % ARI 3,996 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjete sociale ku përveç një fotografie të vetes fare të pazakontë, ka në sfond një këngë të përgatitur me sa kuptohet me Inteligjencë Artificiale.

Teksti i këngës të habit. Përves se një elozh për veten (Rama thotë se ia ka dërguar një fans) teksti duket si ai i Neronit, personazhi i famshëm që dogji Romën.

DITA ia dha për analizë një pedagogu të Fakultetit të Filologjisë në UT. Ai konfirmoi që nëse e analizojmë në dritën e mitit historik dhe letrar të Neronit (sidomos sipas narrativës së Tacitit, Suetonit apo dramaturgjisë që përshkruan djegien e Romës në vitin 64 Pas Krishtit), ka disa përputhje të rëndësishme në frymë, metoforë dhe psikologjinë e udhëheqësit.

Neroni kujtohet edhe si një “perandor artist”, me një egocentrizëm të skajshëm, i cili e shihte shkatërrimin e Romës si një skenë teatrore dhe veten, si një keqkuptuar të madh nga historia. Ja pikat ku teksti përputhet me “frymën neroniane”:

Kompleksi i “udhëheqësit artist / ndërtues” dhe të qenit i keqkuptuar

Sipas legjendës, Neroni e dogji Romën që ta rindërtonte sipas shijeve të tij madhështore (përfshirë pallatin e tij gjigand Domus Aurea). Ai besonte se po krijonte diçka monumentale, ndërsa populli shihte vetëm shkatërrim.

Thonë se unë jam shkaku, thonë se jam rënia, / Thonë se s’kam ndërtuar asgjë, asgjë prej gjëje… Është e lehtë të shkatërrosh, është e vështirë të krijosh, / Turma sheh vetëm të sotmen, por udhëheqësit mbjellin dekada”.

Kjo ndjenjë e të parit të vetes si një vizionar që “mbjell dekada” ndërsa “turma” nuk e kupton, është shtylla e psikologjisë së Neronit. Ai e shihte veten si krijues, jo si shkatërrues.

Teatraliteti: Skena, dritat dhe ecja përmes tymit

Miti thotë se ndërsa Roma digjej, Neroni u ngjit në Kullën e Maecenat-it i veshur si aktor, mori lirat dhe këndoi për rënien e Trojës. Ai e ktheu tragjedinë në skenë personale.

Turma sheh vetëm skenën dhe dritat, / Jo betejat e pafundme…” dhe “unë vazhdova të ecja përmes tymit e pluhurit…”

Metafora e skenës, dritave dhe ecjes përmes tymit të kujton pikërisht atë imazh të Neronit që performon mes tymit të qytetit që digjet, duke e parë politikën dhe udhëheqjen si një shfaqje ku ai mban peshën kryesore.

Vetëviktimizimi dhe tradhtia nga oborri – Kompleksi i Brutit

Neroni u braktis nga të gjithë në fund të jetës së tij, përfshirë të besuarit e tij në Senat dhe ushtri, çka e çoi drejt vetëvrasjes me fjalët e famshme: “Qualis artifex pereo!” (Çfarë artisti po vdes me mua!)

“Plagët më të thella nuk erdhën kurrë nga rruga, / Ato erdhën nga ata që dikur u ulën pranë meje. / Duart që besova, fytyrat që njihja, / Ishin shpesh të parat që u kthyen për të më akuzuar.”

Kjo është fryma e pastër e paranojës dhe izolimit të pushtetit. Tradhtia nuk vjen nga “rruga” (populli/protesta), por nga elita që ulej në tryezë me të. Neroni kishte saktësisht të njëjtin perceptim për rrethin e tij të ngushtë.

Apeli ndaj historisë si gjykatëse

Neroni kishte një nevojë obsesive për t’u kujtuar. Ai besonte se bashkëkohësit e tij ishin shumë vulgarë ose xhelozë për ta gjykuar drejt, ndaj kërkonte vlerësimin e kohës.

“Mund të më gjykoni kur historia të ketë mbaruar… Historia e vendos se ç’është e rreme e ç’është e vërtetë.”

Ky është refreni klasik i çdo udhëheqësi me tipare megallomane, i cili, kur humb mbështetjen e përditshme apo përballet me zemërimin e momentit, thërret “Historinë” si të vetmen gjykatëse që do t’i japë të drejtë pasi pluhuri të jetë ulur.

Edhe pse teksti i postuar nga Rama është shkruar në veten e parë si një monolog mbrojtës, plot me tone melankolike dhe “sakrifice” (përpiqet të duket si një martir që bëri gabime por “jo për hirin tim”), frymën neroniane e gjejmë te megallomania e fshehur pas petkut të viktimës.

Ky është fjalimi i një njeriu që, ndërsa gjithçka rreth tij po “digjet” (shi, zemërim, akuza, rënie), ai vazhdon të besojë se çdo gjë që bëri – e bëri për t’u lënë një monument të tjerëve.

Duke refuzuar të shohë se ndoshta ishte ai vetë zjarri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.