Politika

Rama: Projekti TAP, motorr i zhvillimit ekonomik dhe social

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në ceremoninë e mbërritjes së makinerive dhe tubave të parë në Shqipëri, të projektit TAP, pranë Spitallës në Durrës.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh të hënën se ndërtimi i gazsjellësit TAP, konsiderohet si motorr i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, brenda vitit parashihet të përfundojë ndërtimi i mbi 100 km rrugë dhe 43 urave me një investim që i tejkalon 60 mijë euro.

I pranishëm në ceremoninë e mbërritjes së makinerive dhe tubave të parë në Shqipëri, të këtij projekti, pranë Spitallës në Durrës, ku është edhe sheshi kryesor i magazinimit të tubave dhe makinerive, Kryeministri Rama tha se, ky projekt madhështorë inxhinjerik, përmes projekteve dhe investimeve në infrastrukturë ka dhënë kontribut në rritjen e aksesit të fermerëve dhe përmirësimin e jetës ekonomike sociale të banorëve në zonat ku do të kalojë projekti Korçë, Fier,  Berat.

Kryeministri vuri në dukje se, investimet që janë bërë nga projekti TAP kanë sjellë zhvillimin e zonave përmes investimeve në shkolla, qëndra shëndetësore dhe impakti në përmirësimin e mjedisit, ku shteti më shumë se 20 vjet nuk bërë asnjë investim.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se TAP sjell përfitime të mëdha për vendin tonë, ndërsa shtoi se synohen të ngrihen 15 mijë vende punë ne 5 vjet.Rama-Tap

“Përmes gazsjellësit TAP, Shqipëria vendoset në një nga arteriet më kryesore energjetike në Europë. Avantazhet e vendosjes së tij në vendin tonë janë të panumërta, që nga investimi i konsiderueshëm, tek rrugët e reja të dijes në këtë drejtim dhe deri tek punësimi indirekt”-tha Kryeministri Rama,

Ai evidentoi se, meritë e ministrit të Energjisë është që ngriti një skuadër speciale të posaçme për të trajtuar të gjitha aspektet e problematikës që duhet të zgjidhë shteti për TAP për të lehtësuar rrugët e burokracisë.

Rama shtoi se qeveria ashtu si vendet e tjera ku kalon ky projekt po riinegocion kontratën me TAP për përfitime simetrike, ashtu si vendet e tjera.

“Kontrata e nënshkruar nuk parashikonte asnjë lloj përfitimi simetrik, nuk ka asnjë arsye që Greqia apo të tjera vende të përfitojnë për shtetin shërbim dhe Shqipëria të mos përfitojë asgjë. Gjetëm gatishmëri nga TAP që na dëgjuan dhe të kemi një përfitim simetrik.-theksoi ai.

“Për ne është e domosdoshme për tu vënë në të njëjtin nivel si vendet e tjera. Të përfitojnë njerëzit në vendin tonë.” Jam shpresëplotë që do përmbyllet ky negocim”, deklaroi Rama.

I pranishëm në këtë ceremoni edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë,  Damian Gjiknuri, tha se projekti i TAP nuk është më në letër dhe se ka nisur të zbatohet në terren.

“Gjërat në terren po ecin në bazë të një projeksioni të duhur. Lajm i mirë është që po ndërtohet një projekt shekulli. Kjo është një rrugë alternative e furnizimit me gaz të vendeve të BE. Shumë vende të rajonit do lidhen me rrjetin ndërkombëtar të gazit, do krijojmë një burim të ri energjie. Me ardhjen e gazit do vihet në punë edhe termocentrali i Vlorës”.-tha Gjiknuri.

Për ndërtimin e tubacionit të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri, do përdoren rreth 13.000 tuba. Tubat janë prodhuar nga Kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH dhe kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brake deri në Portin e Durrësit. Tubat e parë kanë arritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15. Anija e parë transportoi 1.390 tuba si dhe 73 bërryla, ndërsa shkarkimi nga secila anije zgjat rreth 6 ditë.
Sheshi kryesor i magazinimit është rreth 90.000 m2. 90% e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në seksionin shqiptar të Tubacionit do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10% e tyre me gjatësi 12 metra. Diametri i brendshëm i secilit tub është 1,22 metra. Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16.900 kg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button