⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë ku po feston përvjetorin e 35-të të Partisë Socialiste me mbështetësit atje.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se Partia Socialiste do të vazhdojë të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme.

Rama u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re pas hapjes së kapitujve të negociatave dhe tashmë po ecën drejt mbylljes së tyre.

Në fund, ai e konsideroi shiun gjatë aktivitetit si shenjë bereqeti.

“Mbi të gjitha është krenaria jonë që sot Shqipëria ndodhet në një fazë tjetër, pasi kemi mbyllur fazën e çeljes së të gjitha kapitujve të negociatave, tani kemi hapur procesin e mbylljes së gjithë kapitujve. Ndërsa shiu filloi duke dëgjuar se ç’ishte Shqipëria, le të vazhdojë si bereqeti që do të kemi dhe le të bjerë mbi këtë festë të 35-vjetorit të PS edhe këtu në Korçë, duke paralajmëruar një fitore të jashtëzakonshme si ajo që do realizojmë të gjithë bashkë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Mes të tjerash, ai u shpreh i bindur që “I kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo që ndodhet në botë” dhe që PS i ka dhënë Shqipërisë një titull krejt tjetër.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”, theksoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.