☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.59 ▲2.51%
ARI 4,103 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,696 ▼ -2.3% ETH $2,400 ▼ -2.95% XRP $1.3235 ▼ -2.66% SOL $104.3500 ▼ -2.7%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama publikon pamjet e zgjedhjeve të 26 majit 1996: Një datë që flet për dy botë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale për të përkujtuar 26 majin e vitit 1996, një datë që mbetet ndër më të debatueshmet në historinë e tranzicionit demokratik të Shqipërisë.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, shfaqen pamje të dhunës së ushtruar gjatë zgjedhjeve të 26 majit 1996, ku eksponentë të Partisë Socialiste si Blendi Gonxhja, Servet Pellumbi, Erion Braçe, Gaqo Apostoli dhe të tjerë që u përballën me sulme fizike dhe presion nga strukturat e kohës.

Përmes kontrastit të fortë mes dhunës politike të viteve ’90 dhe pozicionit aktual të vendit në arenën ndërkombëtare, kryeministri thekson ndryshimet e mëdha që Shqipëria ka përjetuar gjatë tri dekadave të fundit.

“Një datë që flet për dy botë”, shkruan Rama, duke e vendosur përballë Shqipërinë e viteve ’90, të shoqëruar nga dhunë dhe tensione politike, me Shqipërinë e sotme, e cila ka bërë hapa të konsiderueshëm drejt demokracisë, drejtësisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 u shoqëruan me akuza të forta për manipulim, dhunë dhe presion ndaj opozitës.

Eksponentë të Partisë Socialiste kanë raportuar ndalime dhe arrestime pa arsye të drejtuesve politikë të opozitës dhe komisionerëve të saj, si dhe prani masive të trupave të armatosura në rrugë, duke krijuar një atmosferë frike dhe paniku.

Kujtojmë se, të martën, më 26 maj 2026, Shqipëria mbajti konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Europian, një hap historik që ka shtruar rrugën për mbylljen e grupkapitujve negociues dhe afrimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.