Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.10 ▲0.71%
ARI 4,451 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,069 ▲ +1.04% ETH $1,892 ▼ -0.62% XRP $0.9893 ▼ -1.38% SOL $75.2100 ▼ -0.41%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.10 ▲0.71 % ARI 4,451 ▼0.51 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.10 ▲0.71 % ARI 4,451 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama reagon pas votimit në PE: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas miratimit të Rezolutës vjetore për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Kreu i qeverisë u ndal specifikisht te rrëzimi i një amendamenti që lidhej me zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, duke e cilësuar vendimin e eurodeputetëve si një dëshmi të qartë që ndan fushatat e dezinformimit digjital nga projektet reale të zhvillimit të vendit.

Sipas Ramës, vota e shumicës dërrmuese në Parlamentin Europian rrëzoi një tentativë për të dëmtuar imazhin e projektit përmes pretendimeve të pafaktuara.

“Ja edhe PARLAMENTI EVROPIAN e ndau ‘shapin’ e stuhisë digjitale të dizinformimit nga ‘sheqeri’ i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.”, shkruan Rama, duke publikuar me këtë rast edhe amendamentin e rrëzuar dhe atë të miratuar.

Në reagimin e tij, Kryeministri lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj lëvizjeve politike dhe organizatorëve të protestave të javëve të fundit në kryeqytet. Rama argumentoi se kauza mjedisore fillestare po përdoret thjesht si një fasadë për përfitime politike dhe luftë për pushtet, duke vënë në dukje kontrastin mes vlerësimit të institucioneve ndërkombëtare dhe retorikës.

“Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Evropa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!”, shkruan Rama.

Kreu i ekzekutivit rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë për të vijuar me planet e zhvillimit turistik në zonën e Zvërnecit. Ai premtoi se e gjithë ecuria e projektit do t’i nënshtrohet inspektimeve dhe kornizave më të rrepta ligjore mjedisore, pa cenuar ekosistemin e faunës që gjendet në atë areal.

Në mbyllje të mesazhit të tij, Rama garantoi ndjekjen e rrugës integruese sipas kritereve të bllokut evropian.

“Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Evropës së Bashkuar.”, mbyll Rama postimin.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama

“Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Evropa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!

Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Evropës së Bashkuar”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.