🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,986 ▼ -0.04% ETH $2,246 ▲ +0.44% XRP $1.1707 ▼ -1.84% SOL $89.9500 ▼ -0.13%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama replikon me Lubonjën: Jeton me makthin e mafies qëkur u nda prej meje! O Fatos, na duhet…

Në fjalimin e tij mbi një orë për investimin në Zvërnec, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Rama replikoi për herë të parë edhe me Fatos Lubonjën.

Për ish-mikun e tij përpara se të hynte në politikë tha se respektonte vuajtjet e tij në diktaturë, por jo gjuhën që përdor tani analisti.

“Të shoh ju të shkoni pas berihasë të Fatos Lubonjës që jeton me makthin e mafies që kur u nda prej meje, unë nuk e pranoj, respekt për atë si person, për vuajtjet e tij, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit, njësoj e njëjta gjë. Doni? E keni dhe atë. Që të mos them dhe për ata të tjerët që rrinë fshehur, që thonë ishalla po çohen ata që e kanë mbështetur Ramën edhe po shkojnë pas berihasë se nuk e mundim dot. Nuk ka nevojë të më mundni fare!”, deklaroi Rama.

“Unë betejën e kam bashkë me ju dhe çfarë niveli e duam Shqipërinë është pyetja që duhet të bëjë përballë këtij projekti, i cili akoma nuk është dorëzuar…Patjetër që do t’i shohim kur të vijmë dhe do t’i ekspozojmë dhe do kuptojmë të gjithë se ç’do bëhet, por unë po them se nga ç’më kanë parë sytë, nga çfarë po bëjnë ata njerëz, është diçka që në Europë dhe Mesdhe nuk është. Pse duhet të shikojmë me zili Greqinë apo Malin e Zi? Me admirim po e shiko, por me zili pse duhet ta shohim? Çfarë ishte Sveti Stefan? Monument kulture!”.

“Tani na duhet turizmi që të na sjellë më shumë para… Jo për mua o Fatos, jo për mua! Se unë jam i informuar që kur kam qenë i vogël që, sado të besosh në Zot, mos harro që një ditë do ikësh nga kjo botë dhe atje s’ka as cash, as karta krediti, as rroba, asgjë. Jam informuar unë. Sikundër jam informuar nga im atë është që e vetmja gjë që vlen është çfarë lë mbrapa për kuptim. Unë për kujtim turizmin e masës nuk e lë dot si pjesë të misionit tim, dua të lë gjëra bashkë me ju që të jenë krenare gjeneratat pas”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.