⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,520 ▼ -0.11% ETH $2,336 ▼ -1.21% XRP $1.2969 ▲ +1.33% SOL $101.0400 ▼ -0.31%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rama shpjegon masat kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë kush qëndron në tubim, për të miturit mbi 14 vjeç paguajnë prindërit

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës së re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, shpjegoi gjashtë instrumentet që parashikohen në këtë paketë, duke u ndalur veçanërisht te dëmshpërblimi i bizneseve të dëmtuara dhe përgjegjësia financiare për shkaktimin e dëmeve gjatë tubimeve.

Rama theksoi se parimi kryesor i paketës është që dëmi të paguhet nga personi që e shkakton. Sipas tij, gjobat do të zbatohen në bazë të sjelljes individuale dhe mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë të reja për personat që qëndrojnë në një tubim të dhunshëm edhe pas paralajmërimit të policisë.

“Instrumenti i parë: Akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël. Ky akt vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarrin. Me këtë akt shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për më të vegjlit deri te minimumi 70% për më të mëdhenjtë, natyrisht në bazë kriteresh të mirëpërcaktuara dhe gjithnjë brenda fashës së bizneseve me xhiron vjetore deri në 140 000 euro.

Kështu bizneset të cilat i kanë depozituar tanimë aplikimet e tyre, bashkangjitur dokumentacionin e dëmeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Mbi parimin e thjeshtë, kush shkakton dëm, e paguan. Ku bara nuk bie më ekskluzivisht mbi taksapaguesit dhe buxhetin e shtetit si deri më sot.

Ligji zatohet për të gjitha tubimet në vende publike të njoftuara, të ndaluara ose spontane, përfshirë grumbullimet sportive, kulturore dhe festive ku vijnë si pasojë dëme materiale, mbi pronën publike apo private.

Natyrisht, pa asnjë dyshim, askush nuk paguan dëmin pse ka protestuar apo ka qenë i pranishëm në një grumbullim të çfarëdo natyre.

Kjo përgjegjësi për të paguar dëmin e shkaktuar lindi vetëm nga sjellja vetjake e personit. Dhe ky ligj nuk e kufizon lirinë e tubimit dhe të shprehjes.

Por ama nga ana tjetër, çdo person që merr pjesë në një tubim të dhunshëm dhe nuk largohet pas paralajmërimit të policisë, do të përgjigjet financiarisht.

Pra, kush zgjedh të vazhdojë të qëndrojë në një turmë apo në një grup, duke ditur që për rreth tij po gjuhet me gurë, po digjet me zjarr, po thyhet dhe po shkatërrohet, do të përgjigjet administrativisht përmes gjobës, bashkë me ata që i kryejnë veprimet e dhunshme dhe gjoba do të shkojë deri në 500 000 lekë të reja.

Përjashtohen sigurisht nga ky rregull gazetarët, mjekët, vëzhguesit, punonjësit në detyrë apo kalimtarët e rastësishëm.

Kryeministri u ndal edhe te përgjegjësia për të miturit mbi 14 vjeç që marrin pjesë në protesta të dhunshme.

“Për pjesëmarrjen e të miturve mbi 14 vjeç në një protestë të dhunshme, këtë gjobë do ta paguajnë prindërit ose kujdestarët, sipas parashikimeve ligjore të Kodit Civil, dhe kjo gjobë është titull ekzekutiv që hyn në fuqi menjëherë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.