☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.27 ▼1.32%
ARI 4,957 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,920 ▼ -0.08% ETH $2,311 ▼ -0.79% XRP $1.5098 ▼ -0.4% SOL $93.9100 ▲ +0.14%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.27 ▼1.32 % ARI 4,957 ▼1.02 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.27 ▼1.32 % ARI 4,957 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama takim me Tsipras: Zgjidhja e çështjeve të lëna pezull në frymën e respektit reciprok

Bashkëpunimi bilateral në projekte të përbashkëta dhe zgjidhja e çështjeve të lëna pezull ishin në fokus të takimit dypalësh të Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Alexis Tipras, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Siç mësohet nga mediat helene, Kryeministri shqiptar dhe ai grek, kanë diskutuar fillimisht për projektet me rëndësi që lidhin dy vendet.

Takimi është bërë i ditur edhe nga zyra e shtypit e qeverisë greke, ku thuhet se “kryeministri Tsipras theksoi se Athina zyrtare është në anën e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Tsipras, – thekson njoftimi, – nënvizoi rëndësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët  për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve, siç është ajo e Detit, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë.

Në të njëjtën linjë, kryeministri Tsipras theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Pjesë e diskutimit mes dy kryeministrave ishte edhe perspektiva për bashkëpunim bilateral veçanërisht në sferat ekonomike dhe tregtare.

Edhe këshilltari për mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka postuar në Twitter një foto nga ky takim. “Takimi i parë shumë miqësor i kryeministrit Edi Rama me kryeministrin greke”, – shkruan Endri Fuga.

Shefi i qeverisë shqiptare i ka bërë ftesë kryeministrit Tsipras për një vizitë zyrtare në Tiranë.

1 Koment

  • Krist 29 September 2015, 14:47

    Nje media shqiptare,njofton per takimin e kryeministrit tone me kryeministrin grek,duke iu referuar mediave greke?Nuk paska asnje person shoqerues Rama,per te dhene njeftime per shtypin shqiptar?Sipas shsprehjes popullore,kesaj I thone te kapesh veshin e djathte,me doren e majt,duke e kaluar ate (doren)prapa kokes.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.