Politika
Rama takohet sërish me Metën
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta janë takuar rreth orës 10:00 të së mërkurës në ambientet e Kryesisë e Kuvendit.
Ky është takimi i dytë mes aleatëve të qeverisë brenda pak ditësh.
Rama u takua me Metën edhe para disa ditësh, menjëherë sapo mbërriti nga Nju Jorku.
Situata politike në vend, pakënaqësitë e lindura brenda koalicionit qeveritar me zhvillime të shumta për çështjen e CEZ, që kulmoi në Parlament me rrëzimin e një kërkese të opozitës për hetim ndërkombëtar, besohet se ka qenë në qendër të bashkëbisedimit të dy aleatëve.
As Kuvendi dhe as qeveria nuk dhanë detaje për takimin, por u tha vetëm se ai zgjati 90 minuta dhe ishte i qetë.