Ekonomia

Rama u jep tapitë banorëve të pallateve “Hawai”

Takimi/ “Mbajtëm premtimin brenda 300 ditëve”

pallatet havaiNuk i morët tapitë e shtëpive për 15 vite, por ne e mbajtëm premtimin dhe ua dhamë për 300 ditë. U tha Kryeministri Rama dje  banorëve të pallateve “Hawai” në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet.  Kryeministri Edi Rama, pas vendimit të qeverisë për t’i legalizuar këto pallate, u shpërndau banorëve certifikatat e pronësisë. Një premtim i realizuar në më pak se 300 ditë qeverisje, ndërkohë që sipas Kryeministrit në këto ditë janë legalizuar më shumë seç ka bërë ish-qeveria “Berisha” në 8 vjet edhe pse, siç tha Rama i kishin të gjitha mundësitë për t’iu dhënë titullin e pronësisë, por nuk e bënë”, tha ai. “Një plagë e vjetër, që juve ju kujtohet më mirë, përpara 3 vjetësh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, atëherë kandidat, u premtoi se do ta shëronte sapo të hynte në zyrë dhe në fakt, akuzoi bashkinë e mëparshme që e kishte lënë këtë plagë të hapur dhe që 1200 familje që janë në godinat e quajtura të Hawait, por bashkë me to mijëra familje të tjera në 210 pallate të Tiranës, nuk arrijnë dot të kenë titullin e pronësisë, nuk marrin dot dokumentin në hipotekë që provon se shtëpia është e tyre. Kishin gjithçka që duheshin për t’i dhënë në dorë dokumentin e pronësisë familjeve të gjithë këtyre godinave duke i kthyer nga familje që kanë blerë shtëpitë po s’ia njeh kush në pronarë, dhe nuk e bënë. Dhe ne kemi ardhur sot sepse e bëmë në më pak se 300 ditë. Në më pak se 300 ditë më shumë legalizime seç kanë bërë ata në 8 vjet. Llogariteni se çfarë kanë bërë ata. Këto janë pallate pa leje ndërtimi, jo për fajin tuaj, janë pallate që janë shitur pa dokumente dhe janë pallate për të cilat ndërtuesi, investitori nuk ka shlyer asnjë detyrim ndaj shtetit”, tha Rama. Ai ftoi  qytetarët t’i drejtohen ALUZINI-t për të përmbyllur këtë proces brenda dy muajve, një proces i cili nuk do t’u kushtojë atyre asnjë lek. “Do t’ju jap dokumentin e legalizimit dhe ju nuk do paguani asnjë kokërr leku. Ju keni dy muaj kohë për të bërë të gjitha procedurat që janë të nevojshme për të cilat do t’u asistojë ALUIZNI, ata që nuk i kanë bërë, se ka që i kanë bërë. Për ata që janë në emigrim, për ata që s’kanë asnjë letër, presim që çdo familje të interesohet pranë ALUIZNI-t. Do të vijë ALUIZNI pranë jush për të ndihmuar në plotësimin e të gjitha dokumenteve, s’do ketë përsëritje të historisë së shëmtuar që: Ço dokument e humb dokumente, paguaj për të futur dokumente e paguaj për të nxjerrë e në fund fare të gjithë me gisht në gojë”, tha Kryeministri Rama. “Jemi në fillim të punës sonë duke u bërë realitet atë ëndërr që prej vitesh e shikonit me sy hapur dhe s’u realizua kurrë. T’i gëzoni shtëpitë tuaja”, deklaroi numri 1 i qeverisë. Gjatë shpërndarjes së certifikatave të pronësisë Rama u është drejtuar banorëve përfitues se këto certifikata po i marrin falë fitores së socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa një banori që prej 5 vitesh kishte aplikuar për legalizim, Rama i tha se nëse do kishit votuar kundër do kishit pritur jo 5, por 15 vite të tjera. “Certifikata e pronësisë falas po i merrni, sepse ka fituar vullneti juaj më 23 qershor të vitit të kaluar. Këto certifikata pronësie kanë vlerë edhe për ata që thonë se për çfarë na duhet të votojmë. Kjo është fuqia e votës bën të mundur gjëra që duken të pamundura”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button