Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!
Kryeministri Edi Rama është duke ju drejtuar në këto momente deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar, me atë që e ka paralajmëruar si një fjalim reflektues pas protestës së flamingove nën zyrën e tij.
Ai tregoi se kishte sjell me vete dy dokumente të quajtura “BESA” dhe “DIMENSIONI I PARTISË”, të cilat siç kryeministri theksoi, do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët si një konsultim i gjerë për të bërë më të mirë Shqipërinë.
“Kam sjell sot me vete dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u analizuar, në mënyrë që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre.
I pari është një dokument strategjik për kthesën e këtij mandati qeverisës, kurse i dyti është një aneks që tregon sesi duhet mbështetur kthesa e mandatit të katërt”, u shpreh Edi Rama, teksa solli si shembull dhe një rast me një kryebashkiak socialist.
Sipas tij, kryebashkiaku të cilit nuk ia përmendi emrin, kishte transformuar komunitetin që e kishte besuar me votë, por ata ishin ngritur në protestë dhe ai i kishte thënë Edi Ramës se qytetarët ishin “mosmirënjohës”.
Këtë fjalë e kemi menduar të gjithë, ju tha kryeministri të vetëve, por shqiptarëve ju drejtua publikisht dhe u tha se nuk janë mosmirënjohës, por qytetarë që kërkojnë më shumë nga një epokë e re. Edi Rama theksoi se ai e ka parë vetë mbylljen e epokës së kaluar dhe nisjes e kësaj epoke të re.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama para Grupit të PS dhe Kabinetit:
Kam sjell sot me vete dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u analizuar, në mënyrë që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre.
I pari është një dokument strategjik për kthesën e këtij mandati qeverisës, kurse i dyti është një aneks që tregon sesi duhet mbështetur kthesa e mandatit të katërt.
Qëlloi në një nga ditët e qershorit, shok i yni, njeri që i rri në kokë punës, më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një zonë në bashkinë e tyre. I kam gjetur në llumë tha, nuk kishte rrugë e trotuare, vetëm gropa e plehra.
I bëra me rrugë tha, drita, pemë, u bëra kopsht dhe u vura dhe stola. Por janë mosmirënjohës tha. Ai, jemi ne të gjithë, sepse secili prej nesh e ka menduar qoftë edhe një herë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës në marrëdhënien e punës.
Kjo fjalë është prespektiva e pikënisjes së re që na duhet. Në të gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Prandaj dua t’ua them unë, që në fillim, drejt e në sy, atyre që protestuan ndaj kryetarit të bashkisë, atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, vetëm apo me të tjerë kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj.
Qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar, ju nuk jeni mosmirënjohës, por matësi i ri i standardeve tona. Ju nuk protestuat kundër atyre që kryebashkiaku kishte bërë për ju, ju që mbushët bulevardin nuk protestuat kundër Shqipërisë gjatë tre mandateve të para, edhe ata që ishin në punën e shtetit dhe pasdite ishin në protestë, ata nuk dolën kundër Shqipërisë.
Ata që votuan për ne në qershorin e shkuar, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje, sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese sepse figura ime. Edhe ata të administratës dolën me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne ndërtuam nuk jeton me huijen e të vjetrës kur njerëzit plakeshin nga puna e shtetit.
Të gjithë bashkë ata qytetarë u mblodhën aq të shumtë atu, kur sorrat nuk e kishin nxjerr ende kokë, sepse i çoi një nevojë e thellë, një nevojë e brendshme për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie.
Shija kontaminuese e lirisë së asaj proteste dhe nevoja për t’u bashkuar me atë rrjedhë të pazakontë njerëzish në Tiranë dhe duke ushqyer celularët me energji të rrallë instagramike, një energji e mahnitshme, ishte më e fuqishme se gjithë arsenali ynë kundër shpifjeve për Zvërnecin.
Mësimi i parë që duhet të ndajë me ju është se faktet tona nuk mjaftojnë më. Njerëzit nuk jetojnë më as me kënaqësinë e ndryshimeve që ndodhin, por me pritshmëritë që rriten më shpejt se mundësitë tona. Dhe në një Shqipëri që rritet me ritme të reja, e përjetojnë me tension mes asaj që shohin dhe asaj që kanë, herë si burim pikëpyetjesh me çfarë po bëhet me vendin, dhe shpeshherë me pasiguri për një ekonomi që rritet shpejt bashkë me kostot e jetesës për ta.
Me fjalë të tjerë shokë dhe shoqe, nuk duhet ta qeverisim të tashmen me integrime, por në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarit të sotëm. Sepse mendjet dhe zemrat e qytetarëve nuk janë më ato që ishin dje.
Ato janë ankoruar mu të pritshmëritë e tyre, prandaj dhe bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë, por si një pasqyrë që shoqëria në e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për të qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re. Të parët që duhet ta kuptojmë jemi ne. Unë vet pash mbylljen e një epoke dhe nisjen e një tjetre. Epoka e mbyllur është ajo e investimeve, sepse në epokën e mungesave shoqëritë vuajnë në rrugët pa rrugë dhe i gëzohen ndryshimit si fëmija një dhurate dhe toleranca ndaj mungesave është më e madhe. Epoka e hapur është ajo e pritshmërive, çdo investim dhe shërbim është borxh që kthehet me vonesë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.