☁️
Tiranë 19°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,345 ▲1.18%
DOW 49,953 ▲1.33%
NASDAQ 25,682 ▲1.4%
NAFTA 95.42 ▼6.7%
ARI 4,715 ▲3.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,537 ▲ +0.29% ETH $2,360 ▼ -0.76% XRP $1.4241 ▲ +0.94% SOL $88.5100 ▲ +3.56%
S&P 500 7,345 ▲1.18 % DOW 49,953 ▲1.33 % NASDAQ 25,682 ▲1.4 % NAFTA 95.42 ▼6.7 % ARI 4,715 ▲3.21 % S&P 500 7,345 ▲1.18 % DOW 49,953 ▲1.33 % NASDAQ 25,682 ▲1.4 % NAFTA 95.42 ▼6.7 % ARI 4,715 ▲3.21 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Politika

Rama-Zaev në Pustec: Bashkëjetesa mes komuniteteve, ura e forcimit të miqësisë

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u takuan dje me komuniteti maqedonas në Pustec.

Dy kryeministrat u përshëndetën ngrohtësisht nga banorët e Pustecit dhe autoritetet lokale. Ata vizituan shkollën e bashkuar (9-vjeçare dhe e mesme) të zonës, ku u kënduan disa këngë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që i kushtohet bashkëjetesës mes komuniteteve, si ura që forcojnë edhe miqësinë mes vendeve.

“Besoj se është shumë domethënëse që ne jemi së bashku këtu, sot. Takimi me këtë komunitet nuk është thjesht një vizitë simbolike, por është edhe një mënyrë për të treguar për të gjithë opinionet tona publike në Shqipëri dhe Maqedoni, sesa shumë rëndësi ne i japim kësaj bashkëjetese dhe sa e rëndësishme është që njësoj si këta fëmijë që i flasin mrekullisht të dyja gjuhët, edhe Shqipëria dhe Maqedonia të komunikojnë mrekullisht me njëra-tjetrën”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur të dëshmonte përdorimin e gjuhës maqedonase nga nxënësit.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem sot, këtu në Pustec. Ne jemi mirëpritur nga banorët dhe patëm mundësinë të shikonim një performancë të shkëlqyer recitime në gjuhën maqedonase dhe atë shqiptare. Kjo tregon se gjuha maqedonase përdoret këtu dhe fëmijët e mësojnë atë. Shpresoj se gjuha maqedonase do të ushqehet këtu, natyrisht, në respekt të ligjeve në Shqipëri. Jam i kënaqur që sot jemi këtu, sëbashku me kryeministrin Rama, të shohim këtë shkollë dhe të takohemi me autoritetet lokale, të diskutojmë problemet me të cilat ata përballen dhe natyrisht, për të vazhduar marrëdhëniet me komunitetin maqedonas që jeton këtu në Pustec”, u shpreh kryeministri Zaev.

Dy kryeministrat vizituan edhe kishën e Shën Mihalit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.