Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan
Zbulimi vjen nga “Telegraph”, që bën me dije se kreu i FIFA-s mund të thirret që në janar për të qartësuar lidhejt me numrin 1 të Shtëpisë së Bardhë.
Tjetër problem në horizont për Gianni Infantino-n, kreun e FIFA-s. Sipas “Telegraph”, ai duhet t’i përgjigjet një thirrjeje të Kongresit të SHBA-ve, me shumë mundësi në janar, për të qartësuar raportin me presidentin Donald Trump.
Po ashtu, në rast të një kërkese zyrtare, duhet të dorëzojë të gjithë dokumentet për lidhjet me SHBA-të vitet e fundit e në veçanti me presidentin amerikan. E gjitha kjo vjen në kohën e fushatës për rizgjedhjen e Infantino-s në krye të FIFA-s (zgjedhjet janë më 18 mars 2027 në Rabat, Marok).
Komisioni i Drejtësisë së Dhomës së Përfaqësuesve po heton që prej korrikut marrëdhëniet mes Infantino dhe Trump. Mes argumenteve që komisioni po heton është edhe ai që lidhet me punëtoren shtëpiake të punësuar në banesën e Infantino-s në Miami. Sipas “Telegraph”, presidenti i FIFA-s i ka kërkuar Carlos Cordeiro-s, kontaktit të tij pranë administratës amerikane, që të lehtësonte marrjen e lejes së punës për gruan emigrante të punësuar në rezidencën e tij luksoze.
Raportet personale dhe institucionale mes Infantino-s dhe Trump kanë qenë objekt i diskutimeve publike: nga dhënia e “Fifa Peace Prize” numrit 1 të Shtëpisë të Bardhë te heqja e skualifikimit të sulmuesit Balogun për ndeshjen me Belgjikën pas një telefonate Trump-Infantino.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.