Bota

Arkivoli i Papa Françeskut përcillet në banesën e fundit

Të paktën 400,000 vetë morën pjesë në ceremoninë mortore për të përcjellë Papa Françeskun në banesën e fundit. Ndër ta kishte edhe mjaft krerë shtetesh dhe anëtarë familjesh mbretërore

Vatikani njoftoi se arkivoli i Papa Françeskut u varros në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe në Romë.

“Papa është i pari që prej më shumë se një shekull u varros jashtë Vatikanit. Varrimi i tij ishte një ngjarje private, që u lejoi atyre që ishin më të afërt me të të shprehin respektin e tyre”, njoftoi Vatikani.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, tha për mediat italiane se në ceremoninë mortore për Papa Françeskun zhvilluar në Vatikan dhe në Romë morën pjesë të paktën 400,000 vetë.

Funerali i Papa Françeskut: Kardinali Giovanni Battista Re duke bekuar arkivolin në Sheshin e Shën Pjetrit
Funerali i Papa Françeskut: Kardinali Giovanni Battista Re duke bekuar arkivolin në Sheshin e Shën PjetritFotografi: Riccardo De Luca/Anadolu/picture alliance

Mesha mortore për Papa Françeskun, filloi me një kor që interpretoi ritet përkatëse. Mesha mortore u kryesua nga Giovanni Battista, dekan i Kolegjit të Kardinalëve

Papa dhe testamenti i tij

Papa caktoi vetë me testament vendin se ku do të varroset. Papa nuk do të varroset nën Bazilikën e Shën Pjetrit, si shumë papë para tij, por në bazilikën e Santa Maria Maggiore. Papa Françesku e kishte shënuar këtë në testamentin e tij. Mbi varrin e tij duhet të shkruhet vetëm emri: Franciscus.

Pamje nga transferimi i arkivolit të Papa Françeskut në Bazilikën Papnore Santa Maria Major
Pamje nga transferimi i arkivolit të Papa Françeskut në Bazilikën Papnore Santa Maria MajorFotografi: Hannah McKay/REUTERS

Shpenzimet e varrimit u mbuluan nga donacione. Në Bazilikë ka edhe varre të papëve të mëparshëm. Papa i fundit u varros këtu më shumë se 350 vjet më parë.

Papa Françesku, emri i vërtetë i të cilit ishte Jorge Mario Bergoglio, mbajti detyrën më të lartë në Kishën Katolike për më shumë se dymbëdhjetë vjet.

Konklava për zgjedhjen e pasardhësit të tij do të mbahet në maj. Të drejtën e votës e kanë aktualisht 135 kardinalë nën moshën 80-vjeç. “Tymi i bardhë” sinjalizon zgjedhjen e papës së ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button