Politika

Raporti i zgjerimit, Hahn: Shqipëria të bëjë më shumë në shtetin ligjor

Parlamenti Europian ka prezantuar këtë të martë raportin e zgjerimit për vitin 2015 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i takon Shqipërisë, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, vendi duhet të bëjë më shumë për konsolidimin e shtetit ligjor, duke çuar përpara reformën në drejtësi.

“Mirëpres progresin e bërë në adresimin e prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma të nevojshme për të avancuar integrimin në BE. Por më shumë duhet bërë në shtetin ligjor, sidomos duke çuar përpara reformën në gjyqësor dhe për të mbledhur të dhëna sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Hahn.

Raporti vë në dukje se “progres është arritur në përmirësimin e stabilitetit makroekonomi”, por “masat kundër pastrimit të parave nuk janë ende në nivelin e duhur”. Në raport thuhet gjithashtu se “përpjekje të mëtejshme duhen bërë për të mbështetur konsolidimin fiskal”.

Ndërkohë, papunësia dhe puna në të zezë, sipas raportit, vazhdojnë të jenë në nivele të larta.

Gjithashtu, ka vijuar ai, duhet të sigurohet një mënyrë sistematike për të mbrojtur të drejtat themelore që lidhen me pronën, legjislacionin dhe kompensimin e pronave.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Hahn ka theksuar se kriza e refugjatëve ka rritur më tepër bashkëveprimin mes vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button