🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.07 ▼7.73%
ARI 3,956 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,894 ▼ -1.26% ETH $2,253 ▼ -0.48% XRP $1.2500 ▲ +0.02% SOL $91.7000 ▼ -2.72%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.07 ▼7.73 % ARI 3,956 ▲1.45 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.07 ▼7.73 % ARI 3,956 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Një rast i ngjashëm si ai i Pelicot në Francë është regjistruar në Britani. Mësohet se një burrë drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për më shumë se 20 vjet. Ai ftoi të huajt të bashkoheshin në abuzim dhe kishte më shumë se një milion foto dhe video të abuzimit të saj në telefonin e tij celular.

Nëntë burra janë në gjyq në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit , të akuzuar për vepra të ndryshme penale seksuale kundër gruas.

“Burri i saj, rreth 60 vjeç filmoi dhe ndau fotot dhe videot në internet dhe në aplikacione të ndryshme, me burra të tjerë me të njëjtat ide”, tha prokurorja Louise Oakley.

Disa nga të pandehurit komplotuan me të për vite me radhë për t’i dhënë substanca të ndryshme gruas me qëllim që ta abuzonte atë. Pastaj, nga viti 2023 e tutje, burri filloi t’i ftonte ata në shtëpinë e familjes ku filmoi veten dhe burrat e tjerë duke abuzuar me gruan e pavetëdijshme.

Ky është rasti i dytë i tillë që del në gjyq në Britani në ditët e fundit. Gjyqi i katër burrave të tjerë filloi javën e kaluar në Winchester, në Anglinë jugore.Në Mançester, prokurorja u tha anëtarëve të jurisë se telefoni celular i 60-vjeçarit, i sekuestruar pas arrestimit të tij, përbënte një rrëfim për veprimet e tij sepse përmbante imazhe “barbare” , disa prej të cilave datojnë që nga viti 2004.

Burri u deklarua fajtor në shtator për rreth 60 akuza. Katër të pandehur të tjerë gjithashtu u deklaruan fajtorë për vepra të ndryshme penale, por nëntë të tjerët, të moshës midis 28 dhe 70 vjeç, mohojnë përdhunimin, sulmin seksual dhe komplotin për të furnizuar drogë.

Ata përfshijnë një mjek, një shofer taksie, një punonjës të agjencisë së personelit dhe një furnizues të materialeve të ndërtimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.