🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,877 ▼ -1.07% ETH $2,253 ▼ -0.18% XRP $1.2500 ▲ +0.39% SOL $91.8500 ▼ -1.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Politika

“Ka punuar me Flamingot kundër”, Baçi: Rama po u dërgon SMS socialistëve, me Erionin s’keni më punë

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews, gazetari Agim Baçi është shprehur se përplasja e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një lëvizje e kalkuluar politike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Sipas Baçit, përmes kësaj përballjeje publike dhe akuzave, Rama u dërgon një mesazh të prerë mbështetësve të Veliajt brenda Partisë Socialiste se duhet të zgjedhin mes tij dhe kryebashkiakut, me qëllim që të mos të humbas asnjë votë gjatë zgjedhjeve lokale.

“Çështja është tek zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhe tek zgjedhjet e ardhshme lokale kjo më duket e kalkuluar, për shkak se Rama me këtë vendim, me këtë lloj përballje, e ndan përfundimisht Erionin nga mbështetësit e tij.

Pra, i dërgon mesazh mbështetësve të Erionit në Partinë Socialiste në Tiranë që “o me mua, o me atë”, sepse nuk duhet të humbasë asnjë votë. Në qoftë se ti shkon ende me idenë që ky domethënë është andej te politika, ky vendim e qartëson që socialistët tani domethënë nuk mund të jenë më, sepse shiko akuzat, ka punuar kundër Partisë Socialiste me flamingot dhe studentët për të rrëzuar Edi Ramën.

Unë po them si qëndron ky koncepti, është apo s’është i vërtetë në raportin e kësaj. Ne tani kemi dy panorama, një që Rama i dërgon mesazh gjithë socialistëve që me Erjonin s’keni më punë, po kthehuni në PS.

Pra, te kjo pjesa që kërkon që unë të iki, ajo fjalia e përforcon. Pra, do të thotë kur nuk mund të shkosh brenda ditës në konceptin “Rama ik”, apo jo? Po, domethënë, në këtë lloj lufte nervash zoti Veliaj është treguar i kujdesshëm, ka vazhduar, ka thënë që “është e farkëtuar miqësia mes meje dhe kryeministrit, ne nuk tundohemi kaq kollaj”. Domethënë, e ka mbështetur në këtë lloj pike. Kalimi te kjo fjalia në kupton që ka qenë një luftë nervash e fortë. Dhe fjalia atje që është thotë domethënë “ose nxirr prova, ose ik”.

Ne do marrim atë që është e sigurt. E sigurt është kjo fjalia që shkruan zoti Veliaj. Pra, në këtë pikë ne, duam s’duam, do të fillojmë ta analizojmë, se kjo betejë është e vërtetë”, u shpreh Baçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.