🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 95.93 ▲0.89%
ARI 4,714 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $80,938 ▼ -0.85% ETH $2,320 ▼ -2.43% XRP $1.4049 ▼ -1.19% SOL $87.7700 ▲ +0.52%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.93 ▲0.89 % ARI 4,714 ▲0.42 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.93 ▲0.89 % ARI 4,714 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Bota

Reagime kundërthënëse mes kundërshtarëve dhe aleatëve të Phenianit

Programi i armëve bërthamore i Koresë së Veriut është kërcënimi më serioz me të cilin përballet aktualisht bota, deklaroi sot, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se “retorika konfrontuese mund të çojë në pasoja të padëshiruara.”

Në selinë e OKB-së në Nju Jork, Antonio Guterres tha se “zgjidhja duhet të jetë politike. Pasojat e mundshme të veprimeve ushtarake janë shumë të tmerrshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Negociatat do të varen nga vullneti i palëve, “shtoi zoti Guterres. “Apeli im nuk është për ndonjë zgjidhje specifike.”

Koreja e Veriut të martën, dy ditë pas provës së saj të fundit bërthamore, e shpalli veten një “fuqi të plotë bërthamore që posedon raketën bërthamore ndërkontinentale ICBM, si dhe bombën A dhe bombën H”.

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se po “lejon Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake shumë të sofistikuara nga Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Jugut ka kryer të parën nga tre stërvitjet me zjarr në ujrat e brigjeve lindore të vendit, ndërsa Seuli vazhdoi të demonstronte aftësitë ushtarake pas provës së fundit bërthamore të Koresë së Veriut. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se durimi i Uashingtonit nuk është pa fund, ndërsa Kina dhe Rusia, dy aleatët më të mëdhenj politikë të Pehnianit, thanë se thirrjet për ashpërsimin e mëtejshëm të sanksioneve nuk do të kontribuonin në zbutjen e tensioneve në gadishull.

Ministria e Mbrojtjes e Seulit tha të martën se anijet luftarake morën pjesë në stërvitje për një arsye të veçantë.

“Stërvitja kishte si synim të kontrolloheshin pozicionet e luftimeve të marinës, për të qenë gati për provokimet detare të Koresë së Veriut dhe për forcimin e vendosmërisë së marinës për të ndëshkuar armikun për këto provokime”, tha Jang Wook i Marinës së Koresë së Jugut.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij në Seul ranë dakord të hënën që të heqin të gjitha kufizimet për ngarkesën e raketave koreano-jugore dhe të kërkojnë sanksione edhe më të ashpra të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in, u ka kërkuar gjithashtu Kombeve të Bashkuara të shqyrtojnë mundësinë e bllokimit të furnizimeve me naftë për Korenë e Veriut, siç u thanë zyrtarët qeveritarë gazetarëve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë përmendur sanksione nafte kundër Phenianit, por gazeta New York Times shkruan se kjo mundësi është e parashikuar në një projekt-rezolutë që Shtetet e Bashkuara po e qarkullojnë mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit duke e diskutuar privatisht.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley në sesionin urgjent të Këshillit të Sigurisë të hënën, paralajmëroi ashpër diktatorin Kim Jong Un.

“Përdorimi i raketave dhe kërcënimet e tij bërthamore tregojnë se ai po kërkon luftë. Shtetet e Bashkuara nuk duan asnjëherë luftë, nuk e duam as tani, por durimi i vendit tonë nuk është i pafund. Ne do t’i mbrojmë aleatët tanë dhe territorin tonë”.

Rusia dhe Kina që vazhdimisht kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Phenianit, u kanë bërë thirrje kohët e fundit Shteteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut që t’u japin fund të gjitha stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, në këmbim të tërheqjes së Koresë së Veriut nga programi i provave bërthamore dhe me raketa.

Duke folur të martën në qytetin Xiamen të Kinës, ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të grupit BRIC, ku bëjnë pjesë vendet me ekonomi në zhvillim Brazili, Rusia, India dhe Kina, presidenti rus Vladimir Putin dënoi Phenianin për provën e fundit me raketë por paralajmëroi se intensifikimi i një “histerie ushtarake” do të sillte si rezultat asgjë më tepër se një “katastrofë globale”. Ai kritikoi gjithashtu thirrjen e Shtetet e Bashkuara për shtimin e sanksioneve kundër Phenianit duke e quajtur “të padobishme dhe joefektive” dhe shtoi se ishte “qesharake” që Uashingtoni të imponojë sanksione ndaj Moskës për tregëti me Korenë e Veriut nga njëra anë dhe të kërkojë ndihmë për vendosjen e sanksioneve ndaj regjimit të izoluar nga ana tjetër.

Ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara tha se Pekini nuk do të lejojë destabilitet në rajon. Ai tha se çdo veprim duhet të merret në koordinim me Rusinë dhe Kinën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.