⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,922 ▲ +0.41% ETH $2,265 ▲ +0.48% XRP $1.2506 ▼ -0.2% SOL $94.4400 ▼ -1.5%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Reagime nga politikanët shqiptarë të Malit të Zi pas dënimit në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së: “Vendim i dhimbshëm për të gjithë shqiptarët”

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj (Forumi Shqiptar), thotë se vendimi i shkallës së parë nuk mund të jetë përfundimtar dhe pret mbështetjen e SHBA-së; deputeti i Forcës, Ilir Çapuni, kërkon "veprim të qartë e të planifikuar" në vend të "zhurmës pa rezultat".

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën sot vendimin e shkallës së parë: ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli me 18 vjet dhe ish-deputeti Rexhep Selimi me 13 vjet burg për krime lufte të kryera në Kosovë dhe Shqipëri në vitet 1998–1999.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, e quajti vendimin “moment të dhimbshëm për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar”. Ai shprehu bindjen se vendimi i shkallës së parë “nuk mund të jetë përfundimtar” dhe se “rruga drejt drejtësisë vazhdon”.

Camaj theksoi se në këtë rrugë pret dhe llogarit mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “partnerit dhe mikut kryesor në procesin e çlirimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”, duke shtuar se UÇK-ja ishte “ushtri çlirimtare që u ngrit për të mbrojtur popullin e Kosovës, e jo për të kryer krime ndaj të tjerëve”. Ai përfundoi: “Ta ruajmë dinjitetin, kujtesën dhe unitetin”.

Edhe deputeti i Forcës, pjesë e koalicionit Aleanca Shqiptare, Ilir Çapuni, tha se vendimi është i dhimbshëm për familjet e të dënuarve, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Ai kërkoi “veprim të qartë e të planifikuar”: mbështetje të plotë ligjore në procedurat e ankimimit, hapjen, ruajtjen dhe sistemimin profesional të arkivave, dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, forcimin e diplomacisë dhe kërimit shkencor, si dhe një strategji të përbashkët kombëtare për ruajtjen e kujtesës historike.

“Jo reagime që ndryshojnë nga dita në ditë, jo zhurmë pa rezultat”, shkroi Çapuni në Facebook, duke përfunduar: “Çështja e drejtë e lirisë kërkon edhe përgjegjësi të drejtë, në mënyrë që e vërteta të mbrohet”.

Burimi: Vijesti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.