Ernest Muçi: Këto ndeshje do të na çojnë në majë
Ernest Muçi vazhdon të tregojë formën e mirë që po kalon në radhët e Trabzonspor. Nuk mungoi firma e tij dhe në fitoren 2-0 përballë Gaziantep me një gol mjaft të bukur në javën e 10-të të Superligës turke.
“Këto lloj ndeshjesh janë sfiduese mendërisht. Shënimi i golit të parë nuk është i lehtë sepse kundërshtari luan në një mbrojtje të fortë. Megjithatë, këto lloj ndeshjesh na çojnë në majë. Jemi shumë të lumtur që kemi fituar. Ka edhe dy ndeshje të tjera para pushimit ndërkombëtar. Duhet t’i fitojmë ato ndeshje dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve”.
“Topi erdhi te Cabral, ai donte të provonte një gjuajtje, pastaj gjuajtja e tij u bllokua, topi u kthye te Noah, i cili ma dha mua. Mendova për krosimin, por duke parë distancën, doja të gjuaja. Këto lloj golash janë të rëndësishëm, kanë shumë rëndësi për mua, por gjëja e rëndësishme është të fitosh”.
“Ndër përfitimet e këtij sezoni janë përvojat që fitova nga sezoni i kaluar. Luaj me lojtarë të shkëlqyer, mësoj gjëra prej tyre. Gjëja më e rëndësishme për mua është të vazhdoj të punoj pa ngritur kokën. Pas kësaj, golat dhe rezultatet do të vijnë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.