Skënderbeu, trajneri Ahmataj: Një krosim në zonë dhe… pësuam gol
Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj, në prononcimin e tij për “Super Gol”, ka komentuar barazimin 1-1 të arritur në shtëpi përballë Vllaznisë në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”.
“Nuk mund të them se të dyja pjesët ishin të njëjta, por më vjen keq për pjesën e parë, sepse duhet të kishim dyfishuar rezultatin. Patëm gjithë mundësitë dhe rregulli është që, po nuk shënove, vjen ndëshkimi”.
“Ishte një goditje e vetme, një krosim në zonë dhe pësuam gol. Kjo është keqardhja ime më e madhe, se mund ta kishim zgjidhur që në pjesën e parë, por nuk ishim të përgatitur. E kishim planifikuar këtë gjë që në minutat e para”.
“Në pjesën e dytë, gjithashtu, kemi një lloj presioni që kemi marrë rezultatin dhe duhet ta mbrojmë atë. Ky lloj presioni ndikon sidomos në ndeshjet brenda”.
“Jemi një skuadër e ndërtuar në verë dhe kemi shumë prurje nga jashtë dhe kjo pjesa e ambientimit të skuadrës, duhet kohë që të merren të gjitha automatizmat e duhura të një ndeshje futbolli. Të gjithë e dinë që në futboll është shumë e vështirë dhe nuk mund të realizohet në kaq pak kohë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.