Elbasani, trajneri Daja: Ndeshja e dytë radhazi që kthejmë rezultatin
“Për t’u vlerësuar karakteri çunave, ndeshja e dytë radhazi që kthejmë rezultatin”. Trajneri i Elbasanit, Glen Daja ka komentuar fitoren me përmbysje, 2-1 përballë Laçit në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”.
“Për t’u vlerësuar karakteri çunave sepse ndeshja e dytë radhazi që brenda jave kthejmë rezultatin. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen më herët. Laçi është ekip simpatik. Ata luajnë thjeshtë, por e thjeshta është më e vështirë”.
“Laçi është ekip mjaft simpatik, bën lojë të bukur dhe për meritë të trajnerit. Ka moshë mesatare të re. Luajnë thjesht, por ndonjëherë e thjeshta është më e vështirë”.
“Ne nuk kishim problem te mbyllja e hapësirave, por shpejtësia e lëvizjes së topit. E dinim që Laçi do vinte me markim të fortë. Duhet ta ndërronim krahun e lojës sa më shpejt dhe të luanim me diagonale të mesme. I bëmë deri në njëfarë pike, por jo sa duhet. Ishte problem lëvizja e topit, sidomos poshtë. Ishin 3 lojtarë që luanin për herë të parë me njëri-tjetrin”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.