☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.67%
DOW 52,416 ▲0.1%
NASDAQ 26,509 ▲1.3%
NAFTA 99.73 ▼1.99%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,656 ▲ +0.69% ETH $2,342 ▲ +1.02% XRP $1.3245 ▲ +2.14% SOL $101.1100 ▲ +0.41%
S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reagon Brukseli: Ratifikimi i demarkacionit kyç për vizat, po ju vëzhgojmë për korrupsionin

 

Pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar edhe Brukseli. Përmes faqes së tyre zyrtare, ata kanë bërë të ditur se ratifikimi i demarkacionit ishte kushti kyç për liberalizimin e vizave, por tani Brukseli do të vëzhgojë Kosovën në luftën kundër korrupsionit.

Në një deklaratë të përbashkët të Shefes së Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, Komisionarit për Punë të Jashtme, Johannes Hahn dhe Komisionari për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, kanë thënë se ratifikimi i demarkacionit ishte kush kyç për liberalizimin e vizave.

Në vitin 2016, Komisioni Europian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Europian heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës me të kuptuarit se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ndërkombëtarëve, transmeton Express.

“Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet në deklaratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.