☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,356 ▼0.01%
NASDAQ 26,460 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.49% ETH $2,346 ▲ +0.98% XRP $1.3244 ▲ +2% SOL $101.0100 ▲ +0.13%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova gati të dërgojë trupat në Gaza, pret gatishmërinë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit

Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), por dislokimi i tyre varet nga gatishmëria e kësaj force për t’i pranuar, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kosovës për gazetën “The Times of Israel”.

Siç gazeta izraelite, Kontributi i Kosovës në këtë mision do të përfshijë një ekip për çminimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD), një komandant kontingjenti që do të shërbejë si oficer ndërlidhës, si dhe personel shtesë.

Ministria nuk ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve që do të përfshihen në kontingjent.

“Ekipi EOD i Kosovës është i gatshëm dhe do të dislokohet sapo ISF-ja të jetë e përgatitur për ta pranuar. Koha e dislokimit do të përcaktohet nga ISF-ja, në koordinim me autoritetet përkatëse dhe në përputhje me gatishmërinë e misionit”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në përgjigjen me shkrim për gazetën izraelite.

Sipas ministrisë, përgatitjet për këtë mision kanë përfshirë edhe trajnimin e pjesëtarëve të Kosovës nga forcat partnere në muajin maj. Kjo pasoi një vizitë vlerësuese të një ekipi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, më 26 prill, për të shqyrtuar zonën ku pritet të veprojnë trupat kosovare.

Detyrat konkrete të pjesëtarëve të Kosovës do të përcaktohen në koordinim me ISF-në, në varësi të zhvillimit të misionit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Kosova e nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen e pjesëmarrjes me Bordin e Paqes dhe Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit më 7 shtator. Në këtë mision janë zotuar të marrin pjesë edhe vende të tjera, përfshirë Marokun dhe Kazakistanin.

Në korrik, një delegacion i vogël ushtarësh nga Kosova mbërriti në Izrael në kuadër të përgatitjeve paraprake për misionin. Një delegacion i ngjashëm nga Maroku kishte mbërritur një muaj më herët.

Ndërkohë, Shqipëria e ka finalizuar marrëveshjen e pjesëmarrjes në ISF gjatë fundjavës. Sipas një deklarate të Bordit të Paqes, oficerët shqiptarë të ndërlidhjes pritet të dislokohen në rajon gjatë muajit nëntor. Marrëveshja, e nënshkruar të premten në një ceremoni ku morën pjesë komandanti i ISF-së, gjeneralmajori amerikan Jasper Jeffers, dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes shqiptare, parasheh mbështetje për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e operacioneve të misionit.

Megjithatë, dislokimi i forcës ndërkombëtare në Gaza ende nuk ka nisur. Plani i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon të sigurojë zonat nga të cilat tërhiqen trupat izraelite, të mbështesë procesin e çarmatimit të Hamasit, të trajnojë policinë palestineze dhe të mbrojë operacionet humanitare, është përballur me vonesa dhe mosmarrëveshje.

Përplasjet kryesore lidhen me çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Hamasi duhet të çarmatoset plotësisht dhe Gaza të demilitarizohet para tërheqjes së trupave dhe nisjes së rindërtimit, ndërsa Bordi i Paqes ka mbështetur një tërheqje graduale, të lidhur me verifikimin e çarmatimit.

Sipas planit amerikan, ISF-ja pritet të ndihmojë në sigurinë e zonave nga të cilat largohen trupat izraelite, në trajnimin e policisë palestineze dhe në krijimin e kushteve për hyrjen e një komiteti të teknokratëve palestinezë që do të administronte territorin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.