☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.16 ▼0.59%
ARI 4,024 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,056 ▼ -0.25% ETH $2,320 ▼ -0.2% XRP $1.3070 ▲ +1.69% SOL $100.3400 ▼ -0.77%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,024 ▼0.35 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,024 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reagon LDK’ja për ultimatumin e Behgjet Pacollit

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar para qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të bëjë koalicion me PDK-në dhe kjo platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes. Por, sipas tij, nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t’i bëjë argat PDK-së rrugën e ka të hapur.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk pranon e as nuk operon nën logjikën e ultimatumeve.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e komentuar ultimatumin 10-ditor të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, që LDK-ja dhe LVV-ja të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka thënë ai, qëndrimi i tij në koalicion me partinë e Isa Mustafës nuk ka kuptim.

“Çështja e luftimit të kapjes e të kapësve është çështje besimi. Ose ke besim, ose s’e ke. Në qoftë se beson në projektin antikapje, atëherë s’ka gjë që të largon nga ky rrugëtim. Në të kundërtën, po s’besove, gjen pretekste e arsye nga më të ndryshmet”, është shprehur Abdixhiku.

Sipas tij, koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar përpara qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të bëjnë koalicion me PDK-në, e cila platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes.

Megjithatë Abdixhiku, i cili është njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, thotë se  nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t’i bëjë argat PDK-së, e ka rrugën e hapur.

Ai është i bindur se as më 24 gusht Kadri Veseli nuk do të mundë të zgjidhet kryeparlamentar, pasi që koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.