Reagon policia e Elbasanit: Ngjarja u publikua. Basha të mos keqinformojë publikun
Policia e Elbasanit ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, që e akuzoi për fshehjen e ndalimit të një personi, që siç thotë kreu i PD-së, u kap me 800 mijë euro dhe dy leje drejtimi me emrin e Saimir Tahirit.
“Më datë 02.11.2017 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S., 25 vjeç banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi më datë 01.11.2017 në rrugën nacionale në fshatin Balldren u kap pa leje drejtimi me mjetin “Land Rover” dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pashoqëruar me dokumentin e origjinës”, thotë policia.
Policia e Elbasanit thotë se fton kryetarin e opozites që të mos përdorë burime anonime lajmi duke çuar në keqinformimin e publikut, por ta gjejë të vërtetën tek faqja zyrtare e Policisë së Shtetit.