⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.72%
DOW 52,455 ▲0.18%
NASDAQ 26,516 ▲1.32%
NAFTA 100.32 ▼1.42%
ARI 4,076 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,482 ▲ +0.28% ETH $2,345 ▲ +0.97% XRP $1.3216 ▲ +2.13% SOL $100.8900 ▼ -0.81%
S&P 500 7,732 ▲0.72 % DOW 52,455 ▲0.18 % NASDAQ 26,516 ▲1.32 % NAFTA 100.32 ▼1.42 % ARI 4,076 ▲0.94 % S&P 500 7,732 ▲0.72 % DOW 52,455 ▲0.18 % NASDAQ 26,516 ▲1.32 % NAFTA 100.32 ▼1.42 % ARI 4,076 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reagon Thaçi: I quan spekulime paralajmërimet e mbrëmshme të ambasadorëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka quajtur spekulime paralajmërimet e ambasadorëve, të cilët kanë thënë se lëvizja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është tejet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe mund ta lë atë të izoluar.

Thaçi, në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci e sundim të ligjit.

“Midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi, transmeton Express.

Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik Ruari O’Connel kanë thënë mbrëmë se “nëse shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale, Kosova do të izolohet”.

Iniciativa e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, drejtues të tri institucioneve kryesore të vendit, për ta proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka dështuar në dy tentativat e djeshme të Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit.

Ambasadorët e Quintit, kanë thënë pa ngurrim që një lëvizje e tillë për shfuqizimin e Speciales është tejet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, përderisa gjatë ditës së sotme disa deputetë të pozitës kanë thënë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çka janë duke nënshkruar.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.