Politika

Referendum për kryetarin, Blushi: Marrëzia e Ramës, në zgjedhje pa kandidat

Ben Blushi e ka quajtur marrëzi propozimin e kreut të PS-së Edi Rama për një referendum për kryetarin. Duke folur për mediat, Blushi tha se kreu socialist dëshiron të shkojë në zgjedhje pa kandidat.

“Është marrëzia e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Nuk dot ë ketë zgjedhje, po do të shkojë në zgjedhje vetëm pa kandidat. Edi Rama përballë Edi Ramës. Ky nuk ishte një debat, ishte një marrëzi. Ai tha kam bërë një gabim, pse nuk më ndihmuat ta rregullojmë? Kjo është ajo që po themi. Nëse nuk ke drejtuar partinë siç duhet, hajt ta rregullojmë. Ka vetëm një mundësi për ta rregulluar, për të shkuar në zgjedhjet për kryetarin e partisë”, tha Blushi.

Debati i sotëm ishte fokusuar në punimet e Kongresit të ardhshëm të PS, ku Blushi tha se shpreson të jetë një kongres normal, ku të flitet dhe të ketë propozime. Krahasimin e tij nga ana e Ramës me Sali Berishën, Blushi u përgjigj:

“Sulm shumë i dobët që nuk ka vlerë të përgjigjet. Unë jetoj në këtë vend prej 47 vjetësh. Në këtë vend ka suhmë njerëz që mund të provojnë që asnjë ditë të jetës sime nuk kam menduar e nuk kam bërë si Saliu. Kanë ngelur shumë pak njerëz në parti që kanë bërë betejë më të gjatë me Saliun. Unë kam pikëpamjet e mia”, tha Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button