🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.19 ▼0.1%
ARI 4,851 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.29% ETH $2,324 ▼ -1.84% XRP $1.3566 ▼ -0.74% SOL $83.3200 ▼ -3.21%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Referendumi në Venezuelë, 98.4% kundër presidentit Maduro

Rreth 98,4% e venezuelianëve, ose 6.387.854 persona, kanë votuar në referendumin informal kundër planit të presidentit Nikolas Maduro për ndërhyrje në Kushtetutë.

Të dhënat, të publikuara nga opozita venezueliane, organizatore e referendumit jo zyrtar, janë më të ulëta në krahasim me numrin e votuesve (7.7 milionë) të marra nga kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 2015-ës, rezultat që i kishte lejuar kontrollin e Parlamentit ndaj frymës “anti-Maduro”.

Referendumi ka përfaqësuar një provë force nga ana e partisë MUD, e cila po përballet prej kohësh kundër planit të Maduros për krijimin e një asambleje kushtetuese, për të marrë më shumë pushtet në vend.

Ndërkohë, referendumi jo zyrtar ka përgjakur sërish rrugët e Karakasit dhe ka krijuar tensione të ndryshme në vend.

Sipas prokurorisë, të paktën një person ka vdekur në kryeqytet, por drejtues të opozitës raportojnë se janë dy viktima dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë.

Opozita fajësoi një bandë paraushtarake për sulmin me armë.

Pamje nga vendi i ngjarjes treguan njerëzit teksa vraponin për t’u shpëtuar plumbave, ndërsa shumë u strehuan në një kishë.

Prokuroria tha se do të hetonte incidentin. Viktima e identifikua si Xiomara Soledad Scott, një infermiere 61-vjeçare, e cila vdiq disa minuta pas mbërritjes në spital.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.