Politika

Reforma në drejtësi, Anastasi: Drafti mund të mbyllet brenda janarit

Ekspertët të cilët janë duke diskutuar draftin e reformës në drejtësi, shpresojnë që ajo të mbyllet brenda janarit.

Aurela Anastasi tha se formula për zgjedhjen e trupës anëtarëve të gjykatës Kushtetuese është ajo që parashikon kompetenca të ndara të organeve kushtetuese për emërimin e 1/3-tës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Si formulë deri tani, formula mbizotëruese është ajo që parashikon kompetenca të ndara të organeve kushtetuese për emërimin e një të tretës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ajo ka mbizotëruar dhe mbetet tani, 3+3+3 të zgjedhur nga Presidenti, Kuvendi dhe pushteti gjyqësor”, tha Aurela Anastasi, eksperte e reformës në drejtësi.

Anastasi tha se sot pritet të mbyllet diskutimi për Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar më tej me gjykatat e zakonshme. Ajo shprehu vullnetin e përfundimit të draftit brenda muajit janar, duke respektuar dhe kërkesën e Komisionit të Venecias.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button