Kosova

Mirëpritet zgjedhja e deputetes Aida Dërguti, nënkryetare të Kuvendit

Grupi i Grave Deputete (GGD) e mirëpret zgjedhjen e deputetes Aida Dërguti, nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

mir-euml-pritet-zgjedhja-e-deputetes-aida-d-euml-rguti-n-euml-nkryetare-t-euml-kuvendit_2_hdAida Dërguti është gruaja e parë e zgjedhur nga një parti shqiptare në këtë pozitë, prandaj duke përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje, GGD pret që në të ardhmen këtë shembull ta ndjekin edhe partitë tjera.

Në Kuvend, tani edhe me këtë zgjedhje, shënohet përparim sa përket përfshirjes gjinore. “Ne do të angazhohemi që kjo të ndodhë edhe në Qeveri, komuna, si dhe në institucione dhe organizata të sektorëve të ndryshëm, ku numri i grave në poste drejtuese, është pothuajse simbolik. GGD-ja pret nga gratë në Kryesinë e Kuvendit, të cilat për herë të parë edhe për nga numri janë barabarta me burrat, se do t’i kontribuojnë edhe më fuqizimit të gruas, ndërsa në këtë mënyrë edhe demokracisë”, theksohet në deklaratën e Grupi të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button