☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.94 ▲0.04%
ARI 4,074 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,919 ▲ +1.08% ETH $2,350 ▲ +1.4% XRP $1.3278 ▲ +2.49% SOL $101.2800 ▲ +0.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

TV “Nova”: Festa e Pashkëve nga shqiptarët e Mandricës në Bullgari

Televizioni bullgar “Nova”, ka transmetuar sot paradite, një film dokumentar për fshatin shqiptar në Bullgari-Mandricë, lidhur me festimin e Pashkëve. “Në Mandricë thonë Bukor Pashkë-për Gëzuar Pshkët”, shkruan Ludmill Stankov, ish-diplomat dhe hulumtues i gjuhës shqipe, të cilin e falenderojmë për informacionin që na dërgoi.

aaFilmi u realizua me nismën e z. Ivajllo Petrov-kryetar i Shoqatës për ringjalljen e Mandricës. Disa gra nga Mandrica treguan sesi pergatitin gjellë te ndryshme , përfshirë edhe një gjellë nga Elbasani. Gratë folën edhe për traditat në fshat lidhur me festa të ndryshme, sidomos për Pashkët.
U këndua kënga “Tri të belikut çobanë”, tekstin e të cilës po e botojmë, ku dallohen fjalë të gjuhës shqipe, të ruajtura në shekuj.

Tri të belikut çobanë …

Tri të belikut çobanë,

vetkan dë Tudorua,

hëngerkan ze pikanë,

verënë së bardë ze rakinë.

“Mari jakë, jakë Tudoro,

të të pagojmë hakënë.

  • Po dua nai toglën çobançe

me shkrorënë kavallçe

ze me zezënë kallpakçe.

  • Mari jakë, jakë Tudoro,

të të pagojmë hakënë.

  • Un’ nuk e dua hakenë.

  • Çobani ishtë vluorë

për ni hollë bardë gërqin’je.

  • Gëneni. Cilëndo gëneni,

Tudoronë mos e gëneni.

Tudorua juve vi n’joh

Origjina e Mandrices është e hershme, disa shekuj më parë. Sipas historianëve ajo fillon në vitin 1636, disa  banore nga Vithkuqi i Korçës, te cilët mirreshin me blegtori u vendosën në këtë vend që quhet Mandricë.
a
Mandrica është vendosur ne jug të Bullgarisë, në kufi ngjitur me Greqinë. Banorët e sotëm që jetojnë në këtë fshat kanë ruajtur zakone dhe tradita, elemente të veshjes popullore, por ajo që është më e rëndësishme kanë ruajtur shumë fjalë, natyrisht në një gjuhë të vjetër shqipë dhe në mënyrë të veçanta ata nuk harrojnë origjinën e tyre. Para pak vitesh disa banorë të Mandricën erdhën në Vithkuq të Korçës dhe u larguan të pëmalluar duke marrë me vete nje grusht dhe nga dheu u të parëve. Për ruajtjen e traditave po luan rol “Shoqatës për ringjalljen e Mandricës”, nën kujdesin e të cilës vitin që kaloi u botua një fjalor me të folmen e Mandricës dhe u promovua nga Universiteti i Sofjen, Katedra e Gjuhëve Sllave ku studjohet edhe gjuha shqipe.D.K.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.