Politika

Reforma në drejtësi, sfida e vështirë e sesionit të ri parlamentar

Puna e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2015 pritet të nisë me reformën në drejtësi, e konsideruar një prioritet parësor i ekzekutivit dhe një nga kërkesat e BE-së për Shqipërinë.
Komisioni-per-reformen-ne-drejtesi-Foto-Agim-DobiKomisioni i posaçëm parlamentar i konstituar në fund të dhjetorit, të cilit pritet t’i bashkohet dhe opozita, konsiderohet si hapi i parë në përmbushjen e pritshmërive të larta për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Kryeparlamentari Ilir Meta, në intervistën e dhënë së fundi për “Zërin e Amerikës” është shprehur se 2015-a do të jetë një vit përcaktues për të konfiguruar dhe realizuar reformën në drejtësi, si reforma e reformave, e cila ka të bëjë jo vetëm me forcimin dhe sundimin e ligjit, por dhe me kontributin për të zgjidhur shumë probleme, që nga problemi i pronave e deri tek problemet e tjera të ekonomisë.
Analiza e gjendjes aktuale ku ndodhet sistemi i drejtësisë, përmes kontributit të Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertëve të komisionit të posaçëm, do të jetë hapi i parë i rëndësishëm i këtij procesi reformues.
Pas kësaj analize, Kuvendi, me kontributin dhe konsensusin e të gjitha partive politike, pritet të miratojë një Dokument Strategjik për këtë reformë, lidhur me objektivat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë që duhen realizuar në këtë drejtim.
Veprimtaria e komisionit do të mbështetet nga ekspertë vendas e të huaj, nga grupet e interesit, profesionistë të fushës, si dhe opinioni publik në përgjithësi.
Në tryezat e organizuara nga Presidenti i Republikës, nga Ministria e Drejtësisë apo institucione ndërkombëtare, gjatë muajve të fundit të 2014-s, qeveria e bëri të qartë se reforma do të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë, duke parë dhe mundësinë e ndërhyrjeve në Kushtetutë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button