🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.51 ▲0.37%
ARI 4,436 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,661 ▼ -0.53% ETH $1,882 ▲ +0.36% XRP $1.0211 ▲ +0.99% SOL $76.3800 ▲ +0.22%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.51 ▲0.37 % ARI 4,436 ▼0.12 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.51 ▲0.37 % ARI 4,436 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
12 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Reforma në ngërç” – IKD ngre alarmin për moszbatimin e strategjisë së drejtësisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të National Endowment for Democracy (NED), ka publikuar raportin e monitorimit për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2025–2026 dhe Planit të Veprimit për vitin 2025. Prezantimi i raportit u bë në një tryezë të mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas gjetjeve të raportit, progresi në zbatimin e strategjisë gjatë vitit 2025 ka qenë i kufizuar, ndërsa reformat në sundimin e ligjit kanë mbetur në ngërç. Si arsye kryesore u përmendën krizat politike, mungesa e koordinimit ndërinstitucional dhe mosfunksionalizimi i mekanizmave kyç të zbatimit. Po ashtu, u theksua se strategjia ka funksionuar për më shumë se një vit pa një plan operacional funksional, gjë që ka ndikuar në realizimin e aktiviteteve të parapara.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Qemajl Marmullakaj, theksoi se problemi nuk qëndron vetëm te numri i strategjive, por te mënyra e hartimit dhe zbatimit të tyre. Sipas tij, dokumentet strategjike shpesh përgatiten pa analiza paraprake, pa koordinim të mjaftueshëm dhe pa lidhje të qartë me kornizën buxhetore, duke rezultuar në mungesë të rezultateve konkrete.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha se moszbatimi i aktiviteteve të parapara përbën mungesë përgjegjësie institucionale dhe mosrespektim ndaj partnerëve ndërkombëtarë që kanë mbështetur reformat në sektorin e drejtësisë.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës u theksua se janë ndërmarrë mekanizma të brendshëm për të siguruar që objektivat strategjike të mos mbesin vetëm deklarative, ndërsa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës u vlerësua se reforma në drejtësi është proces i vazhdueshëm që duhet të matet me rezultate konkrete për qytetarët.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Selvije Elezaj, tha se zhvillimet politike dhe zgjedhjet e shpeshta kanë ndikuar negativisht në zbatimin e strategjisë dhe funksionimin e institucioneve.

Ndërkohë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare theksuan mungesën e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për më shumë përgjegjësi institucionale, koordinim dhe monitorim efektiv.

Në përmbyllje të tryezës, IKD kërkoi forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional, funksionalizim të plotë të mekanizmave të monitorimit dhe prioritizim të reformave që nuk varen nga zhvillimet politike, me qëllim që Strategjia për Sundimin e Ligjit të prodhojë rezultate të matshme për qytetarët. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.