🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,051 ▼ -1.51% ETH $1,858 ▼ -1.34% XRP $1.0906 ▼ -1.24% SOL $73.9500 ▼ -1.65%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme dhe të kundërligjshme nga Reforma Territoriale, duke theksuar se kryeministri Rama nuk ka asnjë reformë. Ndërkohë, ai tha gjithashtu se kryeministri po bën gjithçka për një konfrontim.

Sipas Berishës, opozita ka bërë përpjekje për të kontribuar në këtë proces përmes komisionit të reformës territoriale, ndërsa pretendoi se projektet e përgatitura nga PD synonin shtimin e bashkive dhe rikthimin e komunave sipas ndryshimeve demografike. Sakaq, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë për këtë çështje.

“Opozita në një përpjekje të jashtëzakonshme, e mbajti parlamentin pesë orë me dy çështje kryesore, reforma territoriale dhe çështja e dytë, kërkesat e protestuesve jashtë parlamentit, të cilët kishin vetëm një kërkesë: nuk përfaqësonin një të vërtetë absolute.

Ky parlament dhe këta deputetë të pseudomazhorancës nuk përfaqësojnë qytetarët. Ata përfaqësojnë miliarda e miliarda euro të taksapaguesve të përdorur sipas dokumenteve ndërkombëtare për të ndikuar, për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve.

Ata përfaqësojnë grupe terroriste të shpifura të patronazhistëve që sillen si polici politike e votës. Ata përfaqësojnë kartelet më të rrezikshme të drogës në Evropë. Ata përfaqësojnë plaçkitjet më të mëdha të pasurisë publike dhe vjedhjet e buxhetit.

Përfaqësojnë votën e krimit dhe në asnjë rast, në asnjë rrethanë qytetarët shqiptarë. Ja sepse PD kërkoi me insistimin më të madh shkrirjen dhe përfundimin ditën e enjte të parlamentit shqiptar.

Sikundër denoncuam para shqiptarëve dhe mbarë botës aktin e papërgjegjshëm të Edi Ramës të tërheqjes së njëanshme nga reforma territoriale. Të dashur miq, në krye të radhës kam deklaruar se me Edi Ramën, reformë nuk ka.

Por nga ana tjetër jo një apo dy, por dhjetëra dhe qindra e më shumë qytetarë nga të katër anët e vendit, kanë kërkuar që PD të marrë pjesë në komisionin e reformës territoriale për të mbrojtur interesat e tyre në këtë komision. Dhe ne këtë bëmë.

Luçiano Boçi në krye të këtij komisioni nga ana jonë dhe deputetët tanë bënë një punë jashtëzakonisht serioze.

Përgatitën me seriozitetin më të madh së bashku me ekspertët e fushës projektin më të mirë të reformës së ardhshme territoriale, ku bashkitë nga 60 jo që nuk zvogëloheshin, por dyfishoheshin.

Në të cilin përveç bashkive shtoheshin dhjetëra e dhjetëra komuna sipas territoreve ku ato është e mundur të ngrihen dhe ndryshimet e thella demografike lejojnë ngritjen e tyre.

Pas konsultave të gjera bipartizane, në të cilat qytetarët e të gjithë spektrit politik demaskuan njëzëri reformën e shkuar të Edi Ramës. Edi Rama vendosi të mbyllë punimet e komisionit, të tërhiqet dhe e votoi në mënyrë të njëanshme dhe të kundërligjshme raportin e Maznikut, i cili nuk ishte paraqitur në komision.

Pra, ai bën gjithçka për një konfrontim dhe unë ftoj qytetarët që këtë reformë kaq të rëndësishme për ata, për komunitetet e tyre, për zonën e tyre, të mos e lënë në duart e Edi Ramës por të bashkohen me kryengritjen e përgjithshme popullore në Tiranë gjer në largimin e tij”, është shprehur Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.