🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,345 ▼0.18%
DOW 51,893 ▲0.08%
NASDAQ 25,303 ▼0.68%
NAFTA 72.16 ▲2.59%
ARI 4,049 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,245 ▼ -1% ETH $1,557 ▼ -1.54% XRP $1.0326 ▼ -2.19% SOL $66.0300 ▲ +0.24%
S&P 500 7,345 ▼0.18 % DOW 51,893 ▲0.08 % NASDAQ 25,303 ▼0.68 % NAFTA 72.16 ▲2.59 % ARI 4,049 ▲1.01 % S&P 500 7,345 ▼0.18 % DOW 51,893 ▲0.08 % NASDAQ 25,303 ▼0.68 % NAFTA 72.16 ▲2.59 % ARI 4,049 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale ka zhvilluar dëgjesën e 11-të publike në qarkun e Korçës, në kuadër të konsultimeve me aktorët vendorë dhe grupet e interesit për reformën e re territoriale.

Bashkëkryetari i Komisionit, Arbjan Mazniku, theksoi se 10 vite pas reformës territoriale të vitit 2014 është momenti i duhur për të bërë një analizë të plotë të rezultateve të saj dhe për të identifikuar ndryshimet e nevojshme për rritjen e efikasitetit të pushtetit vendor dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Sfida që kemi përpara është se si t’i bëjmë bashkitë të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme për t’i kryer detyrat e tyre më mirë. Pas 10 vitesh nga reforma e vitit 2014, ky është momenti i duhur për të bërë dy gjëra; së pari, një analizë të thelluar të asaj që ka funksionuar dhe asaj që nuk ka funksionuar; së dyti, të identifikojmë çfarë duhet të ndryshojmë për ta përmirësuar sistemin”, u shpreh Mazniku.

Ai vuri në dukje se një pjesë e bashkive nuk arrijnë ende të ushtrojnë plotësisht funksionet që u ngarkon ligji, çka sjell diferenca të dukshme në zhvillimin e territoreve.

“Nga 36 funksione buxhetore që kanë bashkitë, ka një pjesë të tyre që realizojnë vetëm 9, 10 apo 12 prej këtyre funksioneve. Pyetja që shtrohet është nëse kjo është një problematikë sistematike apo lidhet me faktorë të tjerë, si madhësia e bashkisë dhe cilësia e menaxhimit. Padyshim që kjo lidhet edhe me madhësinë e territorit që administron secila bashki. Ka bashki që kanë arritur të jenë të suksesshme dhe të menaxhojnë mirë burimet e tyre, por ka edhe të tjera që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë në të njëjtën masë. Kjo ka sjellë zhvillim jo të njëtrajtshëm dhe përbën një nga sfidat kryesore që duhet adresuar”, tha ai.

Sipas Maznikut, një tjetër arsye që e bën të domosdoshëm forcimin e pushtetit vendor lidhet me procesin e integrimit europian dhe mundësitë që do të krijohen për njësitë e qeverisjes vendore pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Procesi i integrimit evropian hap një dritare të jashtëzakonshme mundësish për bashkitë e vendit. Por kjo kërkon që të kemi bashki të forta, të afta për të hartuar dhe zbatuar projekte sipas standardeve evropiane. Kjo lidhet drejtpërdrejt me afatet që kemi përpara. Në maj të vitit 2027 do të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe synimi ynë është që vendi të hyjë në atë proces me një sistem më efikas dhe më funksional”, deklaroi ai.

Mazniku theksoi se periudha 2027–2030 duhet të shërbejë për përgatitjen e bashkive për të përthithur fondet dhe financimet europiane, ndërsa nënvizoi se reforma që po diskutohet sot do të ketë ndikim afatgjatë në zhvillimin e vendit.

“Ky proces nuk ndikon vetëm në të tashmen; ai do të ketë ndikim në një dekadë të tërë. Prandaj kemi një momentum shumë të rëndësishëm. Duhet të ndërtojmë bashki që janë të gatshme të lidhen dhe të integrohen me Evropën. Ky është diskutimi që duhet të bëjmë së bashku”, përfundoi Mazniku.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale pritet t’i paraqesë Kuvendit produktin përfundimtar të punës së tij brenda afatit të përcaktuar, më 15 korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.