☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,389 ▼0.17%
DOW 49,484 ▼0.55%
NASDAQ 26,104 ▲0.06%
NAFTA 102.51 ▲0.32%
ARI 4,695 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,822 ▼ -1.2% ETH $2,272 ▼ -0.46% XRP $1.4303 ▼ -1.35% SOL $92.8200 ▼ -2.45%
S&P 500 7,389 ▼0.17 % DOW 49,484 ▼0.55 % NASDAQ 26,104 ▲0.06 % NAFTA 102.51 ▲0.32 % ARI 4,695 ▲0.17 % S&P 500 7,389 ▼0.17 % DOW 49,484 ▼0.55 % NASDAQ 26,104 ▲0.06 % NAFTA 102.51 ▲0.32 % ARI 4,695 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në Fier për dëgjesë publike ku u diskutua nëse për këtë qark duhen shkrirë bashkitë e vogla në kuadër të kësaj reforme.

Pas diskutimeve me ekspertë dhe përfaqësues të partive politike, kryesocialistja e Fierit, Belinda Balluku tha se qytetarët e Fierit duan të ruajnë këtë ndarje territoriale ndërkohë që të dhënat financiare për bashkite e vogla flasin për performancë të lartë të këtyre të fundit.

Patosi, Rroskoveci dhe Mallakastra janë shembulli konkret sipas Ballukut se ndarja territoriale e vitit 2014 ka prodhuar rezultate të mira e para sepse këto bashki kanë përformancë të mirë financiare dhe e dyta sepse përfaqësojnë si në rastin e Mallakastrës një identitet të fortë tradite dhe kulture.

“Ishte një seancë shumë interesante pavarësisht se kishte edhe pak ngjyrime politike. Dua të falenderoj gjithë komisionin për reformën edhe opozitën gjithashtu, gjithë biseda ishte konstruktive. Dua të them që qytetarët prekën pika kyçe dhe të rëndëishme për reformën territoriale. Sigurisht u diskutua nëse ka patur sukses reforma territoriale e 2014-2015. Pati dëshmi të qarta, sidomos nga bashkitë e vogla, siç është rasti i Roskovecit apo i Patosit që ka funksionuar bashkimi i komunave në bashkime të vogla, megjithatë sot qytetarët thanë fjalën e tyre se si e mendojnë. Si drejtuese politike e qarkut të Fierit duhet të them që patjetër për ne është e rëndësishme që të gjashta bashkitë të ruhen, pasi dy bashkitë e vogla janë bashki me performancë financiare të plotë, pra nuk kanë borxhe ndaj pushtetit vendor. Sot në Roskovec kemi 24 orë ujë, vjen për shkak të punës edhe në këtë njësi bashkiake. Por kemi edhe bashki siç është rasti i Mallakastrës që janë bashki me identitet të fortë dhe që absolutisht nuk mund të përthithen apo të shkrihen në bashki më të mëdha”, u shpreh Balluku.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.