Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 05 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 102.68 ▼3.51%
ARI 4,568 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $81,553 ▲ +1.81% ETH $2,378 ▲ +0.9% XRP $1.4161 ▲ +1.52% SOL $86.5000 ▲ +2.67%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 102.68 ▼3.51 % ARI 4,568 ▲0.76 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 102.68 ▼3.51 % ARI 4,568 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale nga Vlora/ Mazniku: Fytyra e shtetit është bashkia, Boçi: Në Shqipëri njerëzit largohen se ska mundësi

Në Vlorë po zhvillohen konsultimet publike për reformën e re administrativo-territoriale, në një moment kur edhe Raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë 2025 vlerëson vijimësinë e punës së komisionit ndërpartiak dhe kërkon që çdo ndryshim të bëhet përmes një procesi gjithëpërfshirës, të bazuar në kritere socio-ekonomike dhe në përputhje me standardet europiane të vetëqeverisjes vendore.

Në këtë diskutim, bashkëkryetari i reformës, Arbjan Mazniku, e cilësoi reformën territoriale të vitit 2014 si një nga më të rëndësishmet dhe më efektivet në vend, duke theksuar se ajo ndryshoi mënyrën e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Për shumë njerëz, fytyra e shtetit është bashkia”, u shpreh Mazniku, duke shtuar se ulja nga 373 njësi vendore në 61 bashki ka sjellë përmirësime në infrastrukturë, ujësjellës dhe shërbime arsimore. Sipas tij, të dhënat tregojnë gjithashtu përmirësim të situatës financiare të bashkive dhe ulje të borxheve krahasuar me periudhën para reformës.

Megjithatë, ai pranoi se ekzistojnë pabarazi mes bashkive dhe se dinamika demografike po krijon sfida të reja për kapacitetet e tyre. Mazniku theksoi se debati duhet të fokusohet jo vetëm te ndarja territoriale, por edhe te mënyra se si bashkitë ushtrojnë funksionet e tyre dhe ofrojnë shërbime për qytetarët.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i reformës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, kundërshtoi këtë qasje, duke deklaruar se shpopullimi në Shqipëri nuk është një trend europian, por pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së shërbimeve dhe përfaqësimit lokal.

“Në Zvicër njerëzit lëvizin drejt mundësive më të mira. Në Shqipëri largohen nga mungesa e mundësive. Kjo nuk është zgjedhje, është detyrim”, u shpreh Boçi.

Ai theksoi se vendi po përballet me humbje të ndjeshme të popullsisë dhe se kjo lidhet me dështime në qeverisjen vendore dhe shërbimet publike. Sipas tij, pushteti vendor është dobësuar nga ndërhyrjet ligjore dhe nuk po funksionon në mënyrë efektive.

Boçi propozoi gjithashtu që 14% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i kalojë pushtetit vendor si mënyrë për të garantuar autonomi financiare. Ai solli si shembuj pozitivë bashki të vogla si Finiqi dhe Konispoli, duke argumentuar se decentralizimi funksionon kur bashkitë kanë burime të mjaftueshme.

Duke folur për situatën në Vlorë, ai ngriti shqetësime për mungesën e menaxhimit të mbetjeve dhe furnizimin me ujë, duke thënë se disa zona përballen ende me probleme bazike të shërbimeve.

“Nuk ka ujë 24 orë, nuk ka menaxhim mbetjesh. Orikumi nuk ka ujë, ndërkohë që flasim për turizëm. Ky është dështim i modelit aktual”, deklaroi Boçi.

Në përfundim të diskutimeve, të dy përfaqësuesit theksuan nevojën për një reformë funksionale, por me qëndrime të ndryshme mbi drejtimin që duhet të marrë ajo, ndërsa procesi i konsultimeve në Vlorë vijon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.