Reforma territoriale shqyrtohet në komision, mblidhen protestuesit tek Kuvendi
Kuvendi do të zhvillojë këtë të hënë një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00.
Në qendër të vëmendjes është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i cili do të diskutohet dhe votohet në parim, nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në orën 11:00.
Për këtë projektligj janë paralajmëruar edhe protesta. Tashmë, janë mblidhur qytetarët para Kuvendit, ku një pjesë e madhe e tyre janë banorë të Bashkisë së Poliçanit të cilët kundërshtojnë bashkimin me Beratin. Nga terreni bëhet me dije se i pranishëm në këtë protestë janë dhe kreu i bashkisë Fushë-Arrëz Hil Curri, deputeti i PD-së qarkut Shkodër Kliti Hoti, deputeti i PD-së Arian Ndoj, Albert Malaj kreu i bashkisë Memaliaj, Deputetja Denisa Vata, qarku Dibër.
Ndërkohë, edhe organizatorë të protestave të përditshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që në orën 14:00 të mblidhen përpara Kuvendit për të protestuar gjatë zhvillimit të seancës plenare, e cila nis në 15:00.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njoftuar protestë kombëtar më tetë tetor kundër projektit të Partisë Socialiste për reformën territoriale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.