🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale, zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki

Partia Socialiste ka bërë publik propozimin për reformën e re administrativo-territoriale, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha. Kjo do të thotë se vendi do të ketë 46 bashki nga 61 që janë aktualisht. Drafti synon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor, me argumentin e rritjes së eficiencës së administrimit dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve.

Sipas propozimit, bashkitë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas do të shkrihen dhe do t’u bashkohen bashkive më të mëdha përkatëse.

Një nga ndryshimet që ka ngjallur reagime është ai që parashikon bashkimin e Bashkisë së Prrenjasit me Bashkinë e Librazhdit.

Ky propozim vjen pavarësisht kundërshtive të banorëve të Prrenjasit, të cilët kanë protestuar kundër këtij vendimi, duke kërkuar që bashkia e tyre të mos shkrihet dhe duke argumentuar se një ndryshim i tillë do të ndikonte negativisht në përfaqësimin dhe shërbimet për qytetarët.

Propozimi i socialistëve pritet të diskutohet në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime pas konsultimeve me grupet e interesit dhe debatit politik përpara miratimit përfundimtar.

SHFLETO DOKUMENTIN E PLOTË:

Ndarja_Administrativo-Territoriale_Permbledhese_Finale

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.