Kronika

Reforma, tjetër ankimim. PD do çojë në Kushtetuese dy ligjet e reja

Ligji i Vetting-ut nuk është i vetmi që do të ketë një proces në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike do të dërgojë atje edhe ligjin e fundit të paketës për reformën në drejtësi.
Ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë, që parashikon, mes të tjerash, ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, konsiderohet nga demokratët si një ligj në shkelje flagrante të kushtetutës.
Oerd Bylykbashi, u shpreh se amendamentet e miratuara në mënyrë të njëanshme mbrëmjen e 3 nëntorit, thellojnë antikushtetueshmërinë e ligjit që përcakton sesi do të ngrihen dy organet që do të qeverisin sistemin e drejtësisë.
Oerd Bylykbashi e krahason një komision të ri “ad hoc” që do të filtrojë kandidaturat nga avokatia përpara se ato të shqyrtohen nga Kuvendi, me funksionet e dikurshme të këshillit të emërimeve në drjetësi.
Një organ që opozita e konsideronte si kupolën e kontrollit të drejtësisë nga qeveria. Oerd Bylykbashi tha se komisioni “ad hoc” është një strukturë që nuk parashikohet nga Kushtetuta dhe është krijuar për t’i imponuar Kuvendit të Shqipërisë vullnetin e disa njerëzve të caktuar, me gjasë nën kontrollin e qeverisë. Kjo është arsyeja që, sipas demokratëve, e bën flagrante shkeljen e Kushtetutës dhe që detyron opozitën të ankimojë ligjin në Kushtetuese, sapo ai të botohet në fletoren zyrtare.

Related Articles

Nje koment

  1. plehrat shqiprtare ne PD dhe ne gjykaten kushtetutese nuk e duan reformen ne drejtesi.Naivitet i pa matshem shqipetar dhe nderkombetar.Si mund qe hajduteria dhe kriminelet te miratojne reformen ne drejtesi?SHBA,BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te bombardohen familjet e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije hoxha,Fatos Nano,rexhep meidani,Kastriot islami,Ilir Meta,Sali Berisha,Lulezim basha,Bujar nishani,jozefina topalli,Adriatik Llalla,etj anetaret e gjykates kushtetutese qe te clirohet populli shqipetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button