🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,547 ▲ +1.26% ETH $2,094 ▲ +0.96% XRP $1.4216 ▲ +2.3% SOL $87.9400 ▲ +1.26%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Refugjatët në Greqi, Mjekët pa kufij: Pas 5 ditësh nuk ka me vende në qendrat e pritjes

Mbyllja e pjesshme e kufijve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Austria, të cilat u lejojnë kalimin vetëm sirianëve dhe irakianëve, po e zhyt ne kaos Greqinë.

Bazuar në faktin se afganët përfaqësojnë rreth 30 përqind të të ardhurve në Greqi, brenda pesë ditësh të gjitha qendra e pritjes në territorin grek do të mbushen me emigrantë, tha për Zërin e Amerikës përmes Skype-it Gemma Gillie e organizatës Mjekët pa Kufij, e cila ndodhet në një kamp refugjatësh në Idomeni.

Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes shteti helen dhe Maqedonisë pas nisjes së zbatimit të kufizimeve të dielën. Organizata e bamirësisë thotë se ka mjekuar me qindra njerëz që pretendojnë të jenë plagosur në përleshjet me policinë maqedonase – duke përfshirë këtu dhe kafshime nga qentë.

Emigrantët refuzojne të kthehen dhe arsyetimi i tyre është fare i thjeshtë. Në Siri luftohet prej 5 vjetësh, shprehen ata, në Afganistan ka luftë prej më shumë se tre dekadash. ISIS ekziston në Siri por ekziston dhe në Afganistan. Cili është atëherë dallimi mes afganëve dhe sirianëve.

Kryeministri grek paralajmëroi më herët nuk do të lejojë që vendi i tij të shndërrohet në një “depo shpirtërash”. Shumica e vendeve të BE-së vitin e kaluar votuan në favor të shpërndarjes së 120,000 refugjatëve në të gjithë bllokun. Por disa shtete të Evropës Lindore kanë refuzuar të pranojnë kuotat, ndërsa fluksi i të ardhurve me shumë gjasë do të vazhdojë. Sipas vlerësimeve të brendshme të qeverisë të raportuara në mediat lokale, deri në 2020-tën Gjermania pret qe të akomodojë rreth 3.6 milion refugjatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.